ALSAT-M: Mjeku i këngëtarit Xhekson i kundërshton akuzat Mjeku i këngëtarit Xhekson i kundërshton akuzat ================================================================================ Alsat M on 09/02/2010 09:16:00 Konrad Mjurej, ish mjeku i yllit muzikor të ndjerë, Majkëll Xhekson, i ka kundërshtuar akuzat për vrasje të paqëllimshme, lidhur me vdekjen e këngëtarit. Mjeku Mjurej është paraqitur në një gjykatë në Los Anxhelos, derisa dashamirët e këngëtarit kishin brohoritur “vrasës”. Gjyqtarët tash duhet të vendosin lidhur me procesin gjyqësor. Nëse shpallet fajtor, mjeku Mjurej mund të ballafaqohet me katër vjet burg. Majkëll Xhekson vdiq në shtëpinë e tij, më 25 qershor të vitit të kaluar, në moshën 50 vjeçare.