ALSAT-M: Indi, nga orteku humbën jetën 15 ushtarë Indi, nga orteku humbën jetën 15 ushtarë ================================================================================ ALSAT M on 08/02/2010 15:52:00 Të paktën 15 ushtarë kanë humbur jetën në ortekun që ndodhi në pjesën indiane të rajonit të Kashmirit. Sipas autoriteteve të Indisë, orteku e ka mbuluar kampin ushtarak që gjendet afër pushimores më të njohur në rajon, Gulmarg. Ndërkaq,15 ushtarë të tjerë janë në gjendje kritike. Në momentin e fatkeqësisë në kampin për stërvitje, qëndronin rreth 400 pjesëtarë të ushtrisë së Indisë. /alsat-m/