ALSAT-M: Për herë të parë Kostarika do të drejtohet nga një grua Për herë të parë Kostarika do të drejtohet nga një grua ================================================================================ ALSAT M on 08/02/2010 15:46:00 Në zgjedhjet e djeshme presidenciale, Laura Çinçilia, 50 vjeçe fitoi 47 për qind të votave, kundrejt 25 për qind sa mori kundër-kandidati kryesor i opozitës, Oton Solis. Ish-zëvendës presidentja e vendit premtoi se do ta vazhdojë politikën e paraardhësit të saj për tregun e lirë dhe luftën kundër kriminalitetit, dhunës dhe kontrabandës së drogës. Kostarika konsiderohet si një nga vendet më të qeta në Amerikën Latine. Në vitin 1949 ky vend e abrogoi ushtrinë, kurse në vitet e fundit theksi është vënë mbi turizmin dhe politikën e avancuar ekologjike. /alsat-m/