ALSAT-M: Ukraina para ndryshimit të orientimit në të ardhmen Ukraina para ndryshimit të orientimit në të ardhmen ================================================================================ ALSAT M on 08/02/2010 09:53:00 Në raundin e dytë zgjedhor për postin e presidentit në Ukrainë udhëheqësi pro-rus i opozitës Viktor Janukovish duket se ka dalë fitues. Sipas të dhënave të komisionit zgjedhor në Kiev, Janukoviç ka fituar në bazë të rezultateve paraprake rreth 51 për qind të votave. Rivalja e tij, kryeministrja pro-perëndimore, Julia Timoshenko, ka marrë rreth 44 për qind të votave. Janukoviç kërkoi nga kundërshtarja largimin e saj dhe premtoi reforma të shpejta për kapërcimin e krizës së rëndë ekonomike. Ai njoftoi për një bashkëpunim të ngushtë si me Rusinë po ashtu dhe me BE-në. Të dyja palët akuzuan njëri-tjetrin për manipulim të zgjedhjeve. Por komisioni zgjedhor dhe vëzhguesit perëndimorë folën për një proces zgjedhor të rregullt. /dw/