ALSAT-M: Nga shpërthimi në Konektikat pesë të vrarë Nga shpërthimi në Konektikat pesë të vrarë ================================================================================ ALSAT M on 08/02/2010 09:46:00 Zyrtarët në shtetin verilindor amerikan, Konektikat, thonë se nga shpërthimi i fuqishëm në një central me gaz janë vrarë së paku pesë vetë dhe ka shqetësime se më se 40 të tjerë janë të zënë nën gërmadha. Në momentin e shpërthimit në central ishin së paku 50 vetë. Shpërthimi ishte dëgjuar në 50 kilometra largësi. Ekipet e shpëtimit dhe të kërkimit janë në vendin e ngjarjes. Njëmbëdhjetë persona të lënduar janë dërguar në spital. /evropa e lire/