ALSAT-M: Janukoviq në epërsi ndaj Timoshenkos Janukoviq në epërsi ndaj Timoshenkos ================================================================================ ALSAT M on 08/02/2010 00:37:00 Lideri i opozitës Viktor Janukoviq prin sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, por epërsia e tij ndaj kryeministres Julia Timoshenko nuk është shumë e lartë. Sipas exit-polleve të bëra menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, prorusi Janukoviq ka një avantazh prej 3 deri në 5 për qind ndaj Timoshenkos. Nëse Janukoviq fiton raundin e dytë të zgjedhjeve, atëherë ai do të kthehet serish në postin e presidentit të Ukrainës, nga i cili u largua pas Revolucionit Portokalli gjashtë vjet më parë. Janukoviq ka paralajmëruar se nëse fiton zgjedhjet do të ndryshojë kursin e politikës ukrainase, duke e bërë atë më proruse. Analistët vlerësojnë se humbja e krerëve që udhëhoqën Revolucionin Portokalli në vitin 2004, është pasojë e dëshpërimit të qytetarëve me mos realizimin e premtimeve të dhëna.