ALSAT-M: ‘Bërthamoret’, sinjale kundërthënëse nga Irani ‘Bërthamoret’, sinjale kundërthënëse nga Irani ================================================================================ Alsat M on 07/02/2010 12:38:00 Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, urdhëroi prodhimin e uraniumit të pasuruar në sasi të lartë. Sipas Ahmadinexhadit kjo sasi uraniumi do të përmbushë nevojat e Iranit, por nuk u dha asnjë afat kohor për fillimin e këtij procesi. Uraniumi i pasuruar është shqetësimi kryesor i perëndimit lidhur me programet bërthamore të Iranit. Deklarata e presidentit iranin bie në kundërshtim me qëndrimin e shefit të diplomacisë iraniane, i cili theksoi se Teherani është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me fuqitë botërore rreth pasurimit të uraniumit.