ALSAT-M: Edhe 7 vjet të tjera burg për ish-kryeministrin e Irakut Edhe 7 vjet të tjera burg për ish-kryeministrin e Irakut ================================================================================ Alsat M on 03/08/2009 09:02:00 Ish-kryeministri irakian dhe ish-Ministri i Jashtëm Tarik Azis është dënuar edhe me shtatë vjet të tjera burg. Gjykata penale në Bagdat e bëri fajtor Azis-in se nën sundimin e Sadam Huseinit ka marrë pjesë në përndjekjen e kurdëve. Ai ka nxitur shpërnguljen me detyrim të kurdëve nga provincat e pasura me naftë në Kirkuk dhe Xhijala. Azis, i cili jashtë ishte një politikan irakian i njohur, u dënua në mars me 15 vjet heqje lirie se kishte urdhëruar ekzekutimin e disa tregtarëve. Ai u dorëzua vetë tek trupat amerikane në mars të 2003-shit, dy javë pas rënies së Sadam Huseinit.