ALSAT-M: Shefi i i ri i NATO-s prezanton prioritetet për të ardhmen Shefi i i ri i NATO-s prezanton prioritetet për të ardhmen ================================================================================ Alsat M on 03/08/2009 09:00:00 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, sot do të paraqesë para gazetarëve prioritetet më të rëndësishme të Aleancës për katër vitet e ardhshme. Sipas të dhënave të një zedhënësi, ai do të vendosë për Aleancën një politikë komunikacioni transparent. E planifikuar ndër të tjera është krijimi i një faqe interneti për diskutim mbi konceptin e ri strategjik të NATO-s. Sfida më e madhe për 56 vjeçarin është ndërhyrja në Afganistan me 65.000 ushtarë. Ushtria gjermane është e angazhuar me më shumë se 4.000 ushtarë si forca e tretë më e madhe e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Hindukush. /dw/