ALSAT-M: Ahmedinexhad nis mandatin e dytë Ahmedinexhad nis mandatin e dytë ================================================================================ Alsat M on 03/08/2009 08:55:00 Të mërkurën presidenti aktual i Iranit Mahmud Ahmedinexhad do të bëjë betimin për mandatin e tij të dytë si presidenti i këtij vendi. Lideri suprem Ajatullah Ali Khameni, do të miratoj edhe zyrtarisht Ahmendinexhadin si fitues të zgjedhjeve të 12 qershorit, rizgjedhja e të cilit shkaktoi protesta nga mijëra iranian, të cilët thanë se zgjedhjet ishin manipuluar. Nga këto protesta mbeten të vdekur 30 persona. Gjatë fundjavës 110 aktivistë reformator të arrestuar, kanë dalë para gjyqit në Teheran. /rel/