ALSAT-M: Kabul: Vriten 12 civilë Kabul: Vriten 12 civilë ================================================================================ Alsat M on 03/08/2009 08:47:00 Një bombë që kishte për cak patrullën policore ka shpërthyer në perëndim të Afganistanit, duke lënë të vdekur së paku 12 persona shumica prej tyre civilë. Zyrtarët policorë në provincën Heart, thanë se nga ky shpërthim u plagosën 20 vetë të tjerë. Njoftimet thonë së shpërthimi ishte dirigjuar me telekomandë. Afganistani po përgatitet për zgjedhjet presidenciale, në mes të një kryengritje të ashpër nga talibanët. /rel/