Federata e Fermerëve të Republikës së Maqedonisë (FFRM) sot e shënon jubileun, 15 vite ekzistencë.

FFRM është themeluar në Kavadar, ku u mbajt edhe kuvendi i parë konstitutiv në korrik të vitit 2002. Fillimisht u quajt Federata e fermerëve të Maqedonisë (FFM) dhe me të udhëhiqte Petko Zllatev.

Si model konstruktiv në vitin 2004 e merr shembullin e fermerëve suedezë dhe organizimin e tyre përmes lidhjes së marrëveshjes për bashkëpunim me Federatën zvicerane të fermerëve (LRF).

Agjencia suedeze për zhvillim (Sida) e njohu rëndësinë e formimit të një organizate të këtillë dhe së bashku me LRF-në në 10 vitet e fundit fuqimisht e mbështet në përmbushjen e misionit dhe vizionit të saj, si financiarisht, ashtu edhe me mbështetje teknike, ndërsa më së shumti përmes këmbimit të përvojave.

Bashkëpunimi vazhdon përmes Qendrës kooperative suedeze We Effect ku gjatë tre viteve të kaluara punohej në numër të madh të vizitave në terren, në aktivitete për bashkim, edukim dhe lobim për bujqit, me fokus të posaçëm tek bujqit e vegjël, si dhe inkuadrim më të madh të grave fermere në strukturat vendimmarrëse të organizatës dhe krijimit të politikës bujqësore. Me këtë mbështetje për herë të parë është theksuar edhe problemi me varfërinë rurale në RM.

Shpërndaj me