Ndeshja e radhës paraeliminatore e vlefshme për kampionatin botëror Maqedoni – Kosovë do të zhvillohet pa prezencën e publikut. Federata e Basketbollit të Maqedonisë, përmes një komunikate bëri të ditur se për ndeshjen në fjalë nuk do të shesë bileta dhe ajo do të zhvillohet pa prezencën e publikut. Në kumtesën e FBM-së, thuhet se pas takimeve dhe konsultimeve me organet kompetente është marë vendimi që për shkaqe sigurie nuk do ketë bileta në shitje të lirë. Të gjithë ata që kishin siguruar bllok bileta për ndeshjen me Estoninë dhe Kosovën do të mund ta ndjekin ndeshjen në fjalë , por do jenë të vendosur në bllokun M15. FBM-ja për këtë vendim të marë kërkoi falje nga tifozët vendas, ndërsa mediat lokale shkruajnë se FBM-ja një vendim të tillë e ka marë nga frika se Kosova në këtë ndeshje do kishte përkrahjen më të madhe se sa Maqedonia.

Shpërndaj me