Pas fitores në Garën për Çmimin e Madh të Japonisë, piloti britanik Luis Hamilton ka bërë një epërsi të madhe në renditjen e përgjithshme të pilotëve. Ai tani ka 59 pikë më shumë se Fetel, i cili hasi në probleme që në fillim të kësaj gare. Piloti i Mercedesit, titullin e kampionit të botës mund ta sigurojë që në garën e SHBA-së, ose në tri gara para mbylljes së kampionatit të sivjem. Fetel mbetet të shpresojë në shifrat matematikore, por ai në dy garat e fundit pati një dështim dhe për këtë shkak është gjithnjë e më larg titullit të kampionit. Hamilton më 22 tetor mund të shpallet kampion po që se në Ostin të SHBA-ve, garën do e kishte mbyllur në pozitën e parë apo të dytë. Nëse dështon në këtë garë, atëherë gjasën e tij do ta kërkojë një javë më vonë në Meksikë.

Shpërndaj me