Është prezantuar makina e parë e sezonit 2018 në Formula 1, najo e skuadrws “Haas”, e cila do të përdorë motorë Ferrari të sezonit të kaluar. Makina e re ka konfirmuar ndryshimet e para në aerodinamikë, pjesa e bishtit pas kokës së pilotit më e ulët dhe përfshirja e sistemit mbrojtës “halo”.

Kemi eliminuar shumë elementë që e dinim se ishin pika jonë e dobët, ndërkohë që punojmë ende për ta bërë këtë makinë edhe më të shpejtë, duke reduktuar diferencën me rivalët. Por, duke qenë se rregullat nuk kanë ndryshuar, kjo makinë është një evolucion i asaj që kemi përdorur sezonin e kaluar”, tha Xhin Haas, pronari i makinës amerikane.

Nesër do të prezantohet edhe makina tjetër e Formula 1, ajo Uilliams, ndërkohë që testet e para dimërore do të nisin më 26 shkurt, në pistën e “Montemelo”.

Shpërndaj me