EVN Maqedoni nënshkroi memorandum bashkëpunimi me shkollën e mesme elektroteknike “Mihajllo Pupin” nga Shkupi. Me këtë memorandum krijohen kushte për formim të paraleles së posaçme me 25 nxënës e cila do të gëzojë aftësim profesional dhe mbështetjen e EVN-së. Do të punohet në përparim të procesit të arsimimit, plan-programeve mësimore si dhe punës praktike në mënyrë që nxënësit të përfshihen direkt në procesin e punës gjatë shkollimit të mesëm. Mësimi do të zhvillohet në hapësirat e EVN-së. Deri në vitin 2020, EVN për nxënësit do të sigurojë edhe vende pune.

Me projektin 20-20-20 EVN Maqedoni ofron mundësi të veçantë për nxënësit e rinj në Maqedoni: Në vitin 2020, EVN do të punësojë rreth 20 nxënës të shkollës së mesme menjëherë pas mbarimit të shkollimit, me neto-pagesë të garantuar prej 20 mijë denarë në muaj. Ekziston kërkesë për fuqi punëtore të aftësuar, prandaj ne duhet të ofrojmë vende pune tërheqëse me perspektivë – tha Shtefan Peter, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN-së.

Alsat-M

Shpërndaj me