Shoqata e personave me invaliditet e Tetovës “Mobiliteti, si donacion ka pranuar një veturë të tipit Fiat, e adoptuar pikërisht për ngjitje dhe zbritje më të lehtë të personave që përdorin karrocat për lëvizje. Donacioni është bërë nga kompania EVM Maqedoni me qëllim të lehtësimit të lëvizjes së këtyre personave. Drejtori i EVN Maqedoni zoti Shtefan Peter, deklaroi me këtë rast se, Maqedonia është vend shumë i bukur por nuk është aspak vend i lehtë për personat me handikap.

Unë jetoj për tre vite si qytetar i Maqedonisë, dhe, mund të them që është vend i bukur por jo i lehtë për personat me handikap. Jam i lumtur që sot bashkë me komunën dhe disa OJQ, të japin pak kontributin tonë për zgjidhjen e një problemi të vogël dhe t`ua bëjmë jetën atyre sado pak më të lehtë”, tha Shtefan Peter, Drejtor i EVN Maqedoni.

Sot për ne “Mobiliteti” Tetovë e Gostivar, për personat me invaliditet trupor, është kënaqësi që pranojmë një dhuratë të madhe, një donacion të madh nga EVN Maqedoni. Kjo nuk do ndodhte nëse nuk do ishte deputetja jonë nga Tetova dhe njëkohësisht mikja jonë Gjylymsere Kasapi, që ta realizoj gjithë këtë manifestim”, u shpreh Velibro Jakimovski, Kryetar i shoqatës se personave me handikap.

Alsat-M

Shpërndaj me