Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, distancohet nga veprimet e mbrojtësit Zherard Pike, i cili u ankua për referimin në sfidën kundër Viljarealit, ndërsa arsyetoi mungesën e futbollistëve në mbrëmjen gala të FIFA-s në Cyrih. Enrike konsideron se sfida ndaj Atletik Bilbaos është një ndër ndeshjet më të vështira të sezonit, posaqërisht pas disfatës 1-2 dhe përformancës së dobët në ndeshjen e parë. Përballja kthyese e ndeshjes së 1/8 së finales në Kupën e Spanjës, Barcelona-Atletik Bilbao, nis në orën 21.15 minuta.

  Është lehtë që të ankohesh, mirëpo është më vështirë që të mirëmbajsh dhe të mbrosh futbollin dhe ekipin tënd. Ndërkohë vendimi për mosparaqitjes në gala mbrëmjen në Cyrih është i drejtë , pasi situata sportive është mbi çështjet e tjera – tha trajner i Barcelonës, Luis Enrike.

Shpërndaj me