Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi, pas paraqitjeve të mira në Evropianin “Poloni 2017”, nesër do të firmos me skuadrën spanjolle, Levante. Bardhi me sukses i kaloi testet mjekësore dhe nsër pritet firmosja dhe prezantimi te Levante. Mesfushori shqiptarë do të fimos kontratën 3 vjeçare me obcion që të vazhdohet edhe 2 të tjera. Ndryshe në 3 vitet e fundit si futbollist i Ujpeshtit, Bardhi regjistroi 94 paraqitje, duke realizuar 22 gola. Bardhi shënoi edhe 2 gola për Maqedoninë U21 në Evropianin “Poloni 2017”, ndërsa njëri prej tyre ishte i pari në historikun e futbollit vendas në Kampionatet Evropiane.

Shpërndaj me