Sipas mediave kroate, skuadra e Osiekut ka dy plane që të angazhojë reprezentuesin e Maqedonisë, Enis Bardhin nga Ujpeshti. Pengesa e vetmë që nuk është realizuar ky transferim në merkaton e janarit është bashkëpunimi i mirë i skuadrës kroate me Ujpeshtin. Mirëpo transferta pritet të realizohet në verë , kur edhe çmimi do të rritet për Bardhin, posaqërisht pas pjesëmarrjes së Maqedonisë në Kampionatin Evropian U21 në Poloni. Sipas mediave kroate, oferta e Osiekut mund të arrijë deri më 400 mijë euro. “Nga skuadra e Ujpeshtit nuk ishin të gatshëm për largimin e Bardhit, mirëpo kjo nuk do të thot se në verë nuk do të ndryshojnë gjërat,’ ka deklaruar për mediat kroate Alen Petroviq, drejtori sportiv i Osiekut. Ndërkohë skuadra hungareze, ka ndalesë për transferime nga UEFA, andaj pritet që të shihet se a do të realizohet kjo transfertë në merkaton verore.

 

Shpërndaj me