Pas konsultimeve me trajnerin e Ujpeshtit, Nebojsha Vignjeviq, është sjell vendimi që që reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi, mos të paraqitet në ndeshjen e parë të kampionatit.  Egziston një interesim i madh për mesfushorin e ri, andaj është vendosur që mos të luajë kundër skuadrës së Paksit. Me këtë lëvizje është paralajmëruar largimi i Enis Bardhit nga Hungaria, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuar skuadrat e Borusia Dortmundit, Dinamo Zagrebit, Shtutgartit dhe Levantes. Bardhi shkëlqeu në Evropianin “Poloni 2017” për futbollist deri më 21 vjeç, duke shënuar 2 gola, ndërsa njëri prej tyre ishte i pari për Maqedoninë në Kampionatet Evropiane.

Shpërndaj me