Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Jashtme kanë formuar grupe të përbashkëta pune me Ministrinë e Jashtme të Greqisë që drejtpërdrejtë të negociojnë rreth propozimeve për zgjidhjen e emrit. Këtë për Alsat e konfirmoi edhe zv/kryeministri Bujar Osmani.

Vlerësimi i përbashkët është se koha është të intensifikohet procesi edhe në nivel të koordinimit të drejtpërdrejtë mes dy Qeverive sa i takon kësaj çështjeje, por edhe temave të tjera në interes të përbashkët. Formuam grup të përbashkët pune ndërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrisë për Punë të Jashtme greke për bashkëpunim në fushën e integrimeve dhe ngjashëm mes dy MPJ-ve për çështjen e emrit. Besojmë se kjo do t’i japw impuls shtesë këtij procesi që duhet të përfundojë me mbylljen e kontestit – tha Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në intervistë për Reuters kishte thënë se këto grupe të punës pritet të takohen shpejtë, në shkurt. Me ç’rast kishte shtuar se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që bart.

Kemi përgjegjësi të madhe. I dimë cilat janë shqetësimet e fqinjëve, ndërsa është e qartë se identiteti është shumë i rëndësishëm për ne. Na duhet të gjejmë një mënyrë për t’i bindur kolegët tanë grekë se ka dallim të qartë midis vendit tonë dhe rajonit në Greqinë Veriore – u shpreh  Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm.

Nga ana tjetër, në Greqi mbrëmë debati vazhdoi në televizionin ERT. Ish ministrja e jashtme, Dora Bakojamis mes tjerash shprehu mosbesim ndaj Qeverisë për propozimin e mundshëm për të cilin negocion, ndërsa zv/ministri i Mbrojtjes, Dimitris Vicas kwrkoi besim mbi procesin.

Nuk i besoj kësaj Qeveria, për shkak se ka ministra të cilat nuk e kishin problem emrin “Demokraci për Maqedoninë” atëherë ku ne po luftonim në Bukuresht. Derisa Qeveria po e trajton, kjo do të mbarojë keq. Kjo Qeveri nuk ka homogjenitet dhe nuk përpiqet të sigurojë konsensus nacional, ne mund të luftojmë së bashku për të mbrojtur interesat kombëtare – tha Dora Bakojamis, Ish ministre e jashtme.

Pozita e Qeverisë greke dhe ajo që vjen në negociata është një emër kompleks me një përkufizim gjeografik për të gjitha përdorimet. Është pozita e SYNASPISMOS nga vitet e 90-ta – u shpreh Dimitris Vicas, zv/ministër i Mbrojtjes

Të mërkurën në Nju Jork grupet negociuese do të takohen me ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic. Në takim pritet që palët të ofrojnë propozime, ndërsa Nimic kornizë inicuese për zgjidhjen e kontestit.

Anesa Salihu

Shpërndaj me