Kreu i BDI-së, Ahmeti thotë se ligji i ri për gjuhën shqipe do të gjendet në procedurë parlamentare, por nuk jep afate se kur kjo mund të ndodhë. Në intervistën për emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, Ahmeti foli edhe për pozitat e partisë së tij në qeveri ndërsa mosmarrjen e pozitave në Ministrinë e brendshme e arsyetoi me atë se ende nuk është koha që shqiptarët të udhëheqin me drejtoritë kyçe. Ahmeti foli edhe për qeverisjen me LSDM-në dhe braktisjen e VMRO-së si dhe raportet me partitë shqiptare.

Shpërndaj me