Alsat-M Live
Alsat Sport -Klikoni web faqen e posatshme tesportit
Video lajmet online
ALSAT I REPORT
IREPORT
Vizitor aktiv: 261
Vizitor: 261
Admin: 0

Emisionet

Të gjitha emisionet që transmetohen në ALSAT-M

Lajme - në gjuhën shqipe, çdo ditë në orën 16:00, 18:00, 20:00 dhe lajmet në gjuhën maqedonase, çdo ditë në orën 22:30, me informacione më të rejat e më të fundit nga jeta politike, ekonomike, sociale, kulturore-artistike dhe sportive, të vendit dhe të botës.

Emision i mëngjesit - Mirëmëngjesi ditë e re, është një emisioni i zakonshëm televiziv ku teleshikuesit kanë mundësin të informohen, me përmbajtjet e shtypit të ditës gjendja e komunikacionit rrugor ,  si dhe shumë informacione të ndryshme duke sjell materiale nga ngjarjet me aktuale të një dite më parë .Nukj do mungoj dhe mysafiri në studio, dhe as këndi i amviseve  ku nëpërmjet recetave do të mund të përgatisin drekën për atë ditë, si dhe filma vizatimor por do ju informojmë dhe me situatat aktuale me korrespodentët tanë nga Prishtina dhe Tetova , na ndiqni dhe shoqërohuni me ne nga e hëna në të premte me fillim në ora 08 00 dhe moderatorin Filiz Ndoci .

Rruga drejt... - Emision me përmbajtje politike që zhvillohet në formën e intervistave, debateve dhe komenteve, me temat më aktuale në vend. Të ftuar janë pushtetarë e qeveritarë të lartë, ministra, kryetarë partish, politikanë të ndryshëm, ambasadorë, personalitete ndërkombëtare, analistë, ekspertë, etj. Midis personaliteteve të larta që kanë marrë pjesë në këtë emision janë: zëvendës ndihmësja amerikane e Shtetit, Rozmari Di Carlo, ambasadori i BE-së në Shkup, Eruan Fuere, ish ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Xhilian Millovanoviç, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha. Emisioni transmetohet çdo të enjte, ora 20:40, ritransmetimi të shtunën ora 14:45. Emisioni drejtohet nga kryeredaktori i ALSAT-M, Muhamed Zeqiri

Diagnoza - Diagnoza është koncepti më i freskët televiziv , ku VIP-at nga Maqedonia dhe regjioni, do të kenë mundësin t’ju rrëfehen fansave të tyre . Një ide origjinale, me udhëheqës virtual, i cili do të përpiqet ti zbuloj pikat e dobëta, nëpërmjet detajeve dhe anën e fshehur të personazheve. Për herë të parë personazhet publik do të kenë mundësi të flasin për  vetveten , dhe të  zgjedhin 4 këngë më të preferuarat  të tyre , duke sqaruar përse dhe duke i komentuar ato këngë . Emisioni fillon me pyetje për ta prezantuar mysafirin më mirë , më pas kalojmë në rubrikën ’Out of the Room’ ku prezantohet një jetë nate, apo ndonjë aktivitet  që ka ndodhur gjatë javës, dhe përsëri kthehemi tek pjesa e dytë me mysafirin me pyetje më intime dhe më provokuese. Emetohet çdo të diel më ora 22 55 Udhëheqës Jelmaz Dervish

Konaku - Emisioni KONAKU do të përpiqet si detyre kryesore të ketë  mbledhjen dhe studimin e traditave popullore, si këngën, vallen, zakonet, ceremonitë e festave të ndryshme, dorëshkrimet, veshjet popullore ku njëkohësisht japin dëshminë mbi historinë e lashtë të kulturës shqiptare. Të gjithë këtë do ti realizoj me ftesë të grupeve, këngëtarëve të ndryshëm nga vende dhe krahina  mbar shqiptare.  E dimë të gjithë se folklori nuk lindi i  vetëm, por së bashku  me popujt ku prezantonin etnografinë, zakonet, ritet e ndryshme, nëpërmjet muzikës, valles etj. Megjithatë shtresa e parë e folklorit (legjendat, këngët e riteve, përrallat, proverbat etj) mbeten një relikte e fosile të gjalla këto krijime ruhen e kalohen ende sot e kësaj dite nga një brez në tjetrin jo vetëm si vepra artistike, por edhe si elemente të qenësishme që flasin për origjinalitetin e një kombi, për identitetin kombëtar të një populli. Për këtë arsye nëpërmjet  emisionit KONAKU  do të përpiqemi që krijimet e mëhershme të paraardhësve tanë, ti përcjellim në brezat e ri, si elemente themelore për identitetin kombëtar shqiptarë. Kohë zgjatja e emisionit 70 minuta

Magazina ekonomike
- Emision për të gjitha zhvillimet ekonomike, në vend, rajon dhe më gjerësisht. Nuk ka politikë, por vetëm prezantohen faktet e standardit jetësor. Emisioni është i hapur për të gjithë, nga ekonomistët e lartë deri te punëtorët. Emisioni drejtohet nga Goran Temenugov dhe transmetohet çdo të diel ora 18:30.

Me shëndet qethja – Është një emision shumë i natyrshëm dhe shumë spontan me një kohëzgjatje jo më shume se 25 minuta sa mund të zgjas një e qethur tek berberi. Intervistohen personalitete të njohura nga jeta politike, ekonomike, kulturore etj. Karakteristik e këtij emisioni është se bisedohet “pa doreza”. Bisedohet  për të gjitha temat dhe çështjet aktuale që kanë lidhje me angazhimin profesional dhe jetën private të të ftuarit. Drejtues i emisionit Sasho Ordanovski, . Emisioni transmetohet çdo të diel  ora 15:30

EUROFOKUS - është emision i cili i kushtohet tërësisht procesit eurointegrues të Maqedonisë. Në të do të informoheni për të gjitha aktualitetet nga procesi i integrimit në BE, me përvojat e vendeve anëtare dhe përpjekjet e vendeve kandidate si dhe për zhvillimet më të reja në BE. Emisioni transmetohet çdo të shtunë 17 00, ndërsa drejtohet nga Bobi Hristov.

Studio e Hapur
- është emision që transmetohet të martën në orën 22:00 dhe zgjatë 25 minuta. Emisioni drejtohet nga Ismail SINANI. Studio e Hapur është emision kryesisht politik dhe të ftuarit e kësaj studioje janë përfaqësues të nivelit më të lartë politik (president, kryeministër, liderë të opozitës, kryetarë të partive politike, nivelet e para të administratës së shtetit, ekspertë, analistë, përfaqësues të shoqërisë civile etj). Debati në këtë emision  rrjedh natyrshëm, duke trajtuar çështje aktuale politike,  duke iu drejtuar publikut më të gjerë. Qëllimi i stafit është që ky debat të bëhet edhe më i prekshëm nga audienca e ndryshme që kjo e fundit të jetë sa më e gjerë dhe e qëndrueshme.

A e dini se ...?
- Një emision shumë tërheqës. Udhëheqësi dhe ideatori i këtij emisioni Dritëro Ame, mëshirohet me personazhet e ndryshëm nga jeta, me profesionet e larmishëm. Nëse me vëmendje e ndiqni këtë emision do të zbuloni shumë profesione. Emisioni transmetohet çdo të enjte  në ora 22:00.

5+ - Emision për fëmijë. Emetohet çdo ditë pune nga ora 11:00, ritransmetimi në ora 14:30 dhe në fundjavë, të dielën ora 7:00. Emisioni synon të ndikojë në aspektin edukativo- arsimor tek brezat e rinj, por edhe tek më të rriturit. Drejtues të emisionit janë Nertila Dika dhe Bujar Sahiti. Emisioni realizohet në bashkëpunim me organizatën joqeveritare OHO.

Evropa e lirë - emision me intervista të pushtetarëve e qeveritarëve të lartë, personaliteteve e figurave të njohura të jetës politike e publike, ekspertëve të fushave të ndryshme, etj. Ky është një projekt i përbashkët i ALSAT-M me radion Evropa e Lirë. Emisioni transmetohet çdo të diel, ora 10:00.

Një Komb
- Ky serial televiziv ka korrur sukses të paparë dhe sipas të dhënave statistikore, ballafaqohet krah për krah me serialin të mirënjohur tanimë për teleshikuesit e TV ALSAT – M Lugina e ujqve..kurthi. Në këtë vepër televizive marrin pjesë një plejadë e tërë aktorësh më të njohur turk.  Kualiteti i produksionit është në nivelin të produksioneve amerikane. Ngjarja zhvillohet në një vend rural në Turqi, vend ku zakonet dhe traditat e vjetra akoma praktikohen. Tariku është një mjek Kirurg nga Stambolli, i cili i dëshpëruar nga jeta moderne dhe problemet që i ka  ne spitalin, merr vendim për të lëvizur deri në një vend të vogël në juglindje të Turqisë, për të vizituar kolegun e tij nga studimet, i cili tani është drejtor në spitalin e fshatit.Por, për shkak të një lidhje dashurie të ndaluar me një vajzë nga fshati, si dhe lidhjet ilegale me rebelët kurdë shoku i tij do të braktis spitalin dhe largohet nga fshati. Tani, mjeku Tarik do të ballafaqohet me një situatë të palakmueshme sepse të gjithë shikimet të fshatarëve janë drejtuar tek ai, dhe llogaritet  si fajtor për gjithçka që ndodhi. Megjithatë, mjeku Tarik ngadalë do të  adoptohet në mesin e  fshatarëve, ndërsa ata Tarikun do ta shohin si një hero të ri .Çdo e hënë dhe e mërkurë dhe e shtunë në orën 20 40

Film Artistik
- Synon të sjellë në shtëpitë tuaja kinematografinë botërore, filma artistikë të huaj dhe aktorët më të njohur e të dashur të botës për publikun e gjerë. Edhe filmat me të fundit të kinematografisë botërore mund ti ndiqni në ekranin e TV ALSAT-M, çdo e diel 23:05.

Film Artistik Shqiptar
– Në programin e TV ALSAT – M, nuk mungon transmetimi i filmave artistik shqiptar. Filmat nga arkivi i filmit shqiptar, i cili zë vend të posaçëm në programin e ekranit tuaj emetohen çdo të shtunë ora 09: 30.
       
Dokumentar - Në televizionin ALSAT-M, gjithashtu mund të shihni filma dokumentarë të fushave të ndryshme: politike, ekonomike, sociale, kulturore, artistike, sportive, të prodhuara nga “Deutsche Welle” çdo e hënë e mërkurë dhe e premte në ora 07 30

Berta in Motion – Një dokumentar turistik, duke prezantuar vendet më ekzotike, dhe më të bukura nëpër të gjithë botën. Keni rastin të ndiqni vendet turistike siç janë Turqia, Greqia, Bahama, Egjipti, Florida, e shumë e shumë të tjera. Transmetohet e shtunë 17 45 dhe e diel 22 50

Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com