Fillimi | Studio e hapur | Në ‘Studio e hapur: Ali Ahmeti

Në ‘Studio e hapur: Ali Ahmeti

Madhësia: Decrease font Enlarge font

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti shprehet optimist për realizimin e tre kërkesave që ditë më pari i adresoi partnerit të koalicionit qeveritar: rastet e Hagës, Sopoti dhe Ligji për UÇK-në. Sipas kryetarit të BDI-së nevojitet vetëm dëshirë dhe vullnet politik që të arrihet realizimi i këtyre kërkesave. Zgjidhjen e rasteve të Hagës, BDI-ja sipas kryetarit të saj Ahmeti e sheh përmes shqyrtimit autentik të ligjit për amnisti. Ahmeti madje nuk përjashton edhe ndihmën e ndërkombëtarëve.
Ndiqni intervistën e Ahmetit dhënë gazetarit Ismail Sinani për emisionin ‘Studio e hapur’ në Alsat-M.

Subscribe to comments feed Komente (10 dërguar):

fadil më 25/05/2010 16:46:43
avatar
o ali ameti na trego zgjedhje e mos komento o turpi i kombit
Thumbs Up Thumbs Down
istrefi më 25/05/2010 18:50:17
avatar
o zotri Ahmeti gazetari te thot ujku ti i fol per gjurmet pse e keni kaq te rend ti komentoni keto fakte te cilat i di edhe femia ne djep mjaft me me keto perralla u bet gaz i botes
Thumbs Up Thumbs Down
resul më 25/05/2010 19:01:08
avatar
o Zotri gazetari te thot ujku ti na thot gjurmet mos e genjeni veten se popullin su e genjen me zgjohu dil nga qeveria sa shesht von mos u beni kaq naiv
Thumbs Up Thumbs Down
abil memedi më 25/05/2010 21:14:03
avatar
oooooooooo ty duhet ta thuash fjalen,mos i hudh fajet te juristet dhe te te tjeret...te esht vra shoku dhe ty spo e ke dert hiq.ku e ke ate xhevat bucin...boll me me pallavra.ik shporu.nese nuk din ku te shkosh shko ne zajaz se edhe zajazi spo te pranon ty... mjaft histori.ik shporu..mos genjej ushtaret dhe komandantet sjan ne inssttucione por ne var ,nga ty..
Thumbs Up Thumbs Down
genci më 26/05/2010 00:05:49
avatar
cka flet ki njeri!!!mjer populli!!!
Thumbs Up Thumbs Down
Adnan më 31/05/2010 00:21:51
avatar
ncncncnc shife edhe flamurin e maqedonasve e ka vendu ne rend te parë kurse flamurin kombetar e ka vëndu ne fund shifet krejt me sy.ska qka me fol ma shum.
Thumbs Up Thumbs Down
i brengosuri i BDI-se më 31/05/2010 00:31:12
avatar
Z.Ali Ahmeti keni bere nje metamorfoze radikale, ne krahasim me kohet e hershme (prej se ju kam njohur personalisht, ne kohet e Levizjes) dhe viteve qe veproni ne politiken reale. Dialektike ështe jeta dhe veprimet, por ky ndryshim radikal ne personin tuaj eshte mjaft i theksuar. Sju ka mbetur aspak edhe nga karaktri i shqiptarizmit por edhe intelektualisht jeni shume i zbehte. T'ju perkujtoj se madheshtia e liderëve percaktohet edhe nga rrethi i njerezve dhe keshilltarëve te mire dhe kualitaitiv- por ju zgjodhet njerez te tipit te gjeneralit dhe "patriotëve" te tipit te N.Bejtes apo Ramiz Merkos (qe karakterizohen).
Ju hidhni do mendime shume te pakontrolluara dhe shume cinike, apo theksoni se problemet e shqiptareve "eshte mire te zgjidhen", ne vend qe te niseni nga premisa dhe vendosmeria e politikanit konsekuent se "duhet te zgjidhen", dhe çdohere i leni problemet e hapura dhe ato grumbullohen edhe me teper "edhe sa vite u duhet qe te jetesoni idealet tuaja"- Popullata nuk jetonë prej idealizmit tuaj qe edhe vete sjeni kurre ne gjendje ta zbertheni, zaten ju jeni ai qe kaluat prej nje majtizmi te skajshem ne nje djathtizem dhe integrist konservator.
Pastaj, mos iu largoni problemeve se, jeni ju që sollet(votuat) ligjin per votimin e modelit te Badinterit ne vitin 2004, ne qeveri me SDSM, pse nuk e sollet atehere edhe ligjin per deshmoret? E tani merrni poziten e nje njeriu te mjere qe vetem din te ankohet se tjeret e kane fajin, o partite tjera shqiptare o mazhoranca apo kryeneçsia e VMRO-s. Ju keshilloj se ne politike nuk ka meshire por ka konsekuence dhe vendosmeri. Ne politike nuk ka butesi dhe moralizem por ka ashpersi, menquri dhe vendosmeri ne qendrime.
Ju dhe funksionare te BDIse perfshire edhe juve, perpara qytetareve shiptare(ne tubime, konferenca),thone se ka mareveshje, tregoni euforizmin tuaj "kombetar" me komplet dukje tjeter se sa ne vendin ku bëhet politika. Gruevski ju demanton haptas, bile edhe ne parlament, e ju para tij nuk flisni.
Ligjin per gjuhe e sollet ju, deri dje thonit se keni sjelle ligj ku gjuha shqipe eshte gjuhe zyrtare, dhe se nuk eshte as e para as e dyta, porse thjesht eshte gjuhe - zyrtare ne nivel shtetror- ju pyes se ku jetoni bre z. Ahmeti???
Pastaj edhe nuk koordinoni mendimet dhe qasjet publike, dhe harroni ndonjehere se Cka e kur keni thëne dicka: p.sh . Ne kongresin e fundit , ju thate se -citoj:"Por, ky ligj nuk i plotëson të gjitha nevojat dhe nuk është në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. ". Pse e votuat atehere?
Ne kampanje premtuat se do ti lironi te burgosurit e brodecit, nuk i liruat por ndodhen edhe me shume skandalizma te tillë.
Ne kongres , thate se 12 udheheqes kryesore te pushtetit ne Maqedoni asnje nuk eshte shqiptar. Shtrohet pyetja kush duhet ti ben ato(pasi ju jeni ne qeveri),mos valle opozita apo ke e akuzoni per kete? pse nuk i keni be deri tash? Koha nuk pret, populli shqiptar eshte ngopur me keto thenie tuaja...
Mjaft më me premtime dhe jo'sinqeritetit tuaj ndaj shqiptareve. E keni bëre çorbe kete punen e integrimit te shqipt. ne maqed. - ende s'keni kuptuar se jeni komplet ne binare te gabuara. Nek jeton me në Zvicer, ajo teori e integrimit vlen per emigrantët jo vendas e ne pakice ne shoqerin vendase dhe shumice zvicrane- e ke kuptuar dhe kopjuar gabim ne Zvicër dhe po e trason gabim ne Maqedoni.
Thumbs Up Thumbs Down
Selman më 02/06/2010 19:49:06
avatar
A e din bre ki bur vet se cka osht ka folen, po nime i hupt konka krejt bre.
Gazetari folen per token e kij pergjigjet per Qiellin.E kam dit top kandari por prej sodit mka dal gjeth Mani´, Zoti na dhasht gajretin dhe vetdihsohemi se nuk mund ti prij popullit nje Udhheqes qe smundet me e gjet rugen ne obor te vetin.
Thumbs Up Thumbs Down
Hasani më 02/06/2010 20:24:14
avatar
Gazetari humben kohen me ket Politikan qe se din as vet se cka thot.
Thumbs Up Thumbs Down
Fetmi Abazi më 11/06/2010 22:28:24
avatar
Urime per udheheqesin e emisionit.
Ne lidhje me te brengosurin e BDI-se qe jep leksione per zgjidhjen e ceshtjes kombetare dhe se si udhehiqet politika. I nderuari, i brengosur do te jete edhe gjate kohe nese mendon se politika bahet vetem me fjale ashtu si ka shkruar ai. Ka pas politikan qe kishin deshira dhe perdorshin fjale te medha si psh: Ska kush e prek flamurin ton kombetar... grushtit me grusht do ti pergjigjemi etj. Ose parullat Shqip vetem Shqip... kurse ne realitet asnji gure nuk e levizen prej vendit pervec qe i keqperdoren emocionet e popullit per karieren e tyre politike qe e bajne edhe sot e kesaj dite.
Ali Ahmeti me trimeri dhe guxim e udhehoqi luften kurse me mencuri dhe maturi e udheheq edhe politiken,qe e pranojn edhe miqet tane ne Europ dhe Amerik. Prandaj i nderuar ta dishe se sot na Maqedoni ma lire frimohet si shqiptar se sa ne kohen e "Patrioteve", por jam dakord se gjendja ekonomike ne kete shtet te vobeget me ma teper se 40 % te pa punesuar, per ne shqiptaret eshte shume e rande. Me respekt. Abazi.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 10 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Studio e hapur
Previous
Next