Emir Sahiti mbetet te skuadra e Rabotniçkit edhe në stinorin pranveror, ndërsa në verë do të transferohet te skuadra e Dinamo Zagrebit. Edhe pse paraprakisht kishte arritur marrëveshje me skuadrën kroate, testet mjekësore kanë pamundësuar realizimin e transferimit. Sipas menaxherit Haris Fakiç, transferimi është shtyrë për në verë. “Për shkak të një problemi kronik (dëmtimi i kyçit të këmbës së djathtë) dështoi transferimi i futbollistit tonë te Dinamo Zagrebi. Bëhet fjalë për një lëndim, i cili e ka munduar plotë një vit e gjysmë. Pas kësaj Emiri urgjentisht duhet të operohet dhe do të duhet të mbetet jashtë fushave prej 4 deri 5 muaj. Më pas me Zotin para jemi marr vesh që përsëri të vijmë te Dinamo”, tha për të përditshmen “KOHA”,  menaxheri i Emirit dhe drejtori sportiv i KF Skendërbeu, Haris Fakiç.

Shpërndaj me