Skuadra e Skënderbeut është afër marrëveshjes me ish-lojtarin e Partizanit, Emiljano Vila, i cili pritet që ti bashkohet ekipit korçar në Turqi. Ka një marrëveshje mes palëve, por ende nuk dihen detajet e saj. Skënderbeu merr kështu një tjetër lojtar me shumë përvojë. Futbollisti durrsak aktivizohet në mesfushë dhe në sulm. Trajneri Ilir Daja do të vendosë me kalimin e kohës për pozicionin e tij, por Vila duhet të luftojë fort për një vend titullari, pasi konkurrenca te korçarët është shumë e madhe. (Vipsport)

Shpërndaj me