ELEM në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2017 ka shpenzuar 212 milionë euro për gërmimin e qymyrit për nevojat e Kombinatit të Manastirit dhe Osllomejit, njoftoi drejtori i ri i kompanisë shtetërore, Dragi Minovski. Për këtë qëllim janë angazhuar firmat e huaja, nga të cilat është huazuar pajisje, duke pasur parasysh se ELEM nuk posedon pajisje adekuate. Për gërmimet në kombinatin e Manastirit janë angazhuar vetëm pesë kompani: TRANSMET, Sileks Nemetali, Pelister, Granit dhe Markovski Kompani. Dy kompanitë e para TRANSMET dhe SILEKS Nemetali janë pjesë e rastit “Trust” të Speciales, ku dyshohen se me dokumente të falsifikuara kanë marrë tender në ELEM, pikërisht për gërmimin e zgjyrës.

“Këtu mund të bëjmë krahasimin edhe për një periudhë gjashtë-vjeçare, nga viti 2000 deri në vitin 2005. Atëherë për gërryerje të qymyrit dhe përdorimin e makinerive të huaja janë paguar 38 milionë euro. Pra, dallimi është i qartë prej 38 milionë euro në periudhën e kaluar, dhe 212 milionë euro. Pesë herë më shumë se në periudhën 2000 – 2005 vjeçare”, tha Dragi Minovski, drejtor i përgjithshëm i SHA „ELEM“.

Alsat-M

Shpërndaj me