Paralajmërimi i Komisionit Evropian se po përgatit strategji për anëtarësimin e mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025 dhe përjashtimin e Maqedonisë nga një strategji e tillë, është dëshpëruese, thonë ekspertët. Profesori univeristar nga Londra, Adam Fagan megjithatë vlerëson se me kaq nuk mbaron tregimi i aderimit të Maqedonisë në BE. Në konferencën e organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane, Simonida Kaçarska i apelon të gjithë aktorëve politik që të angazhohen seriozisht në realizimin e reformave urgjente prioritare, të nevojshme për integrim në Bashkimin Evropian.

Është tronditëse, duket e padrejtë por nuk mendoj se është ‘kosto në gur’, nuk mendoj se nënkupton “kaq ishte’, se Maqedonia nuk ka mundësi të shkojë përpara deri në vitin 2025. Mendoj se për shtetet tjera të përjashtuara nga rajoni është më shkatërruese, por për Maqedoninë është thjeshtë një pjesë dëshpëruese- deklaroi Adam Fagan, profesor në universitetin ‘Queen Mary’, Londër.

Jemi dëshmitarë se javën e kaluar Presidenti i Komisionit Evropian, Junker tha se po bisedohet për strategji për anëtarësimin potencial të Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025. Ajo që do të doja nga kjo konferencë, si porosi ta përçojmë deri te Qeveria dhe opozita është se duhet bashkim i të gjithë aktorëve në këtë vend të punojnë që Republika e Maqedonisë të kyçet në këtë grup, ta shfrytëzojë nivelin e lartë të pajtueshmërisë që ekziston tashmë me legjislativën evropiane që ta përshpejtojë këtë proces- deklaroi Simonida Kaçarksa, Instituti për Politikë Evropiane.

Nga ana tjetër ish ministri i jashtëm dhe deputeti i VMRO DPMNE-së opozitare, Nikolla Popovski akuzoi Qeverinë se në procesin e realizimit të reformave nuk po e përfill as opozitën e as ekspertët. Andaj ai kërkoi nga partia në pushtet të ndryshojë këtë mënyrë të marrjes së vendimeve.

Për një periudhë relativisht të shkurtër prej disa muajsh, shumë punë në politikën investuese, në politikën gjuhësore, në politikat ekonomike dhe një sërë politikash tjera po krijohet ndjenjë e pasigurisë dhe krijimit të bazës për vazhdim të kësaj pasigurie në periudhën në vijim. Mbase nuk është shumë vonë që kjo të korrigjohet në interes të të gjithë qytetarëve dhe të të gjithë faktorëve në shtet- tha Nikolla Popovski, ish Ministër i Jashtëm.

Kushtet që duhet të plotësojë Maqedonia për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian janë: realizimi i reformave urgjente prioritare dhe zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë.

Anesa Salihu

Shpërndaj me