Fëmijët që në arsimin fillorë duhet të kenë më shumë punë praktike dhe të mësojnë si të zhvillojnë vetë biznesin e tyre. Në vend të administratës publike, të ardhmen e tyre ta shohin në biznesin e tyre personal ose në gjetjen e ideve të reja inovative biznesi. Nga Fondi kombëtarë për inovacione thonë se fëmijët kanë ide por jo edhe aq aftësi për të aplikuar dhe zhvilluar mirë biznesin e tyre.

Duhet të forcohen kapacitetet e tyre që para se të aplikojnë për të fituar ndihmë konkrete financiare. Edhe arsimi formal duhet të punojë në forcimin e kapaciteteve edhe të sipërmarrësve, e para së gjithash te të rinjtë që të mund të zhvillohet shpirti i sipërmarrësisë dhe nga ana tjetër të nxitet edhe kapaciteti inovativ. Sipas meje edhe arsimi joformal luan rol shumë të madh- deklaroi Natasha Lazarovska, Fondi për Inovacione.

Ndryshimet në arsimin formal dhe joformal të rinjve duhet t’u ndihmojë të jenë sa më kreativ, të krijojnë projekte sa më të mira inovative në biznes dhe të dinë idenë e biznesit si ta shndërrojnë nga letra në biznes real. Të gjitha idetë cilësore mund të financohen nga Fondi për inovacione, apo nga të ashtuquajturit “Engjëj të biznesit”, apo financuesve individual.

Shteti jep nga 30 mijë euro mjete për zhvillim. Mendoj se në atë fazë ato janë të mjaftueshme, por veçoritë e çdo biznesi janë të ndryshme- deklaroi Sofija Spirovska, Sevus Inkubator.

Momentalisht është shpallur konkurs për ide të reja inovative që duhet të japin zgjidhje për ndotjen. Të gjithë që duan të marrin pjesë në konkurs këtë mund ta bëjnë deri në fund të muajit. Fondi për inovacione nga Banka Botërore në dispozicion ka rreth 9.5 milionë euro, por nga ato mjete shfrytëzohen vetëm diku rreth 10 %. Nëse këto mjete nuk shpenzohen deri në vitin 2019, banka paratë i tërheq mbrapa.

Verica Pavlovska

Shpërndaj me