Qeveria urgjentisht të intervenojë me masa që shteti mos të hyjë në recesion. Këtë e kërkojnë një pjesë e ekonomistëve pas informatës së djeshme se në tremujorin e dytë të këtij viti, prodhimi bruto vendor ka shënar ulje prej -1.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Hapi i parë që mund ta bëjë qeveria është ndërprerja e masave afatshkurta dhe populiste, e nga ana tjetër të nis projekte që do t’i lëvizin të gjithë sektorët ekonomik. Qëllimi kryesor i masave duhet të jenë ndërmarrjet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që të hynë në recesion deri në fund të vitit.

Komuniteti i biznesit shprehet se duhet të përfundojë qasja selektive dhe favorizimi i sektorëve të caktuar. Pikërisht qasja e këtillë ndaj ndërtimtarisë përmes projekti Shkupi 2014 e solli ekonominë e vendit në këtë gjendje. Nga Ministria e financave vlerësojnë se rënia e PBV-së ka të bëjë me ngecjen e ndërtimit të autostradave, që sipas tyre është problem i trashëguar për shkak të gabimeve në projekt.

Përkundër kësaj, të dhënat për PBV-në në tremujorin e dytë tregojnë rritje të qëndrueshme të eksportit dhe përshpejtimin e rritjes së konsumit të amvisërive (në raport me rritjen vjetore në tre muajt e parë). Në mënyrë plotësuese, në tremujorin e dytë ka rënie të papunësisë për 0.3 pikë përqind krahasuar me tremujorin e parë dhe rritje të punësimit prej 2.7% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2016. Me fjalë tjera, me tejkalimin e krizës politike në muajin maj, tashmë të qarta janë shenjat e rimëkëmbjes së ekonomisë- thonë nga Ministria e Financave.

Nga dikasteri i financave thonë edhe se përmirësim të gjendjes do të jep edhe rishikimi i buxhetit me të cilin janë rritur shpenzimet produktive që gjenerojnë rritje, ndërsa nga ana tjetër janë shkurtuar shpenzimet joproduktive. Megjithatë, ekonomistët konsiderojnë se me të gjithë treguesit sipas të gjitha gjasave do të duhet ta revidojë rritjen ekonomike nga 2.2 në maksimum 2%. realisht mund të pritet që PBV të jetë vetëm 1% këtë vit. Ndryshe, rënie më të madhe ka në ndërtimtari, gjegjësisht 17.3% ndërsa rritje ka në bujqësi dhe pylltari.

Verica Pavlovska

Shpërndaj me