- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
Sindikata, përplasje për numrin “një”
Sindikalistët kopjojnë politikanët. Të dy kandidatët për postin e kryetarit në LSM, Dragi Jovanovski dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit Zhivko Mitrevski, sot fushatën e tyre e filluan me akuza. Jovanovski pretendon se është nën presion për t’u larguar nga gara dhe se me urdhër të kryetarit të LSM-së i është prerë telefoni dhe interneti. Sipas tij qëllimi i udhëheqësisë së LSM-së është të eliminojë të gjithë kundërshtarët e mundshëm të Mitrevskit.
"Së pari më thirri për bisedë në zyrën e tij dhe më kërkoi të heq dorë, unë nuk pranova. Më ftoi për së dyti, unë prapë e refuzova dhe ja, sot ka dërguar mjeshtër për të prerë telefonin dhe internetin, të mos kem komunikim dhe kushte për punë. Këto gjëra kanë ndodhur vetëm në vendet komuniste para 30-40 viteve”, deklaroi Dragi Jovanovski, kandidat për kryetar të LSM-së.
Mitrevski nuk iu përgjigj akuzave personalisht. Në emër të tij foli sekretari i LSM-së Angelko Angelevski. Sipas tij, shumë telefona, jo vetëm i Jovanovskit, janë prerë sepse nuk kanë paguar faturat. Ai tha se pret që deri më 15 shtator, të ketë më shumë kandidatë për kryetar nga të gjitha sindikatat, por theksoi se në kandidimin e Jovanovskit nuk është gjithçka rozë.
"Deri tani, asnjë sindikatë nuk është deklaruar se qëndron pas kandidaturës së tij. Kandidimi i drejtpërdrejtë, ose kërkimi i mbështetjes për kandidim është jashtë sistemit të kandidimit në LSM. Nuk dua të flas sa kolegu Dragi në këtë periudhë, edhe pse kemi të dhëna, se ai i ka përdorur ose keqpërdorur telefonat që ka në disponim", deklaroi Angelko Angelevski, sekretar i LSM-së.
Dragi Jovanovski mohoi këtë akuzë, dhe tha se pas kandidaturës së tij qëndrojnë shumë sindikata nga shumë qytete. Zgjedhjet për kryetar të ri dhe udhëheqësi të re në LSM do të mbahen pas afro 2 muajsh. Jane Dimevski
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


