Fillimi | Ekonomi | Sindikata, përplasje për numrin “një”

Sindikata, përplasje për numrin “një”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Sindikalistët kopjojnë politikanët. Të dy kandidatët për postin e kryetarit në LSM, Dragi Jovanovski dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit Zhivko Mitrevski, sot fushatën e tyre e filluan me akuza. Jovanovski pretendon se është nën presion për t’u larguar nga gara dhe se me urdhër të kryetarit të LSM-së i është prerë telefoni dhe interneti. Sipas tij qëllimi i udhëheqësisë së LSM-së është të eliminojë të gjithë kundërshtarët e mundshëm të Mitrevskit.
"Së pari më thirri për bisedë në zyrën e tij dhe më kërkoi të heq dorë, unë nuk pranova. Më ftoi për së dyti, unë prapë e refuzova dhe ja, sot ka dërguar mjeshtër për të prerë telefonin dhe internetin, të mos kem komunikim dhe kushte për punë. Këto gjëra kanë ndodhur vetëm në vendet komuniste para 30-40 viteve”, deklaroi Dragi Jovanovski,  kandidat për kryetar të LSM-së.
Mitrevski nuk iu përgjigj akuzave personalisht. Në emër të tij foli sekretari i LSM-së Angelko Angelevski. Sipas tij, shumë telefona, jo vetëm i Jovanovskit, janë prerë sepse nuk kanë paguar faturat. Ai tha se pret që deri më 15 shtator, të ketë më shumë kandidatë për kryetar nga të gjitha sindikatat, por theksoi se në kandidimin e Jovanovskit nuk është gjithçka rozë.
"Deri tani, asnjë sindikatë nuk është deklaruar se qëndron pas kandidaturës së tij. Kandidimi i drejtpërdrejtë, ose kërkimi i mbështetjes për kandidim është jashtë sistemit të kandidimit në LSM. Nuk dua të flas sa kolegu Dragi në këtë periudhë, edhe pse kemi të dhëna, se ai i ka përdorur ose keqpërdorur telefonat që ka në disponim", deklaroi Angelko Angelevski, sekretar i LSM-së.
Dragi Jovanovski mohoi këtë akuzë, dhe tha se pas kandidaturës së tij qëndrojnë shumë sindikata nga shumë qytete. Zgjedhjet për kryetar të ri dhe udhëheqësi të re në LSM do të mbahen pas afro 2 muajsh.  Jane Dimevski

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Ekonomi
Previous
image
‘Ilirika’ tenton të ringjallë bursën e Maqedonisë
Me qëllim të gjallërimit të bursës së Maqedonisë, fondi investues ‘Ilirika’ do të mundohet të nxisë interesin e aksionarëve më të vegjël nëpër kompani të ...
image
‘Makeptroll’, naftë me cilësi të lartë
Niveli i cilësisë së derivateve të naftës në Maqedoni është i njëjtë me kualitetin e derivateve në Evropë. Kështu thonë ekspertë të ndryshëm evropian për ...
image
Ulet dizeli, rritet benzina
Prej sonte në mesnatë, çmimi i dizelit do të zvogëlohet për dy denarë, kurse i benzinës EuroSuper BS-98 rritet për 0.5 denarë. Me shtrenjtimin e ...
image
Ekipi qeveritar në Turqi i prezanton mundësitë për investim në Maqedoni
Ekipi qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë mundësitë për investim në Maqedoni para biznesmenëve turq në Kajseri dhe në Konja.Janë ...
image
Ivanov takon princin e Kentit
Presidenti, Gjorgje Ivanov priti sot princin e Kentit, Majkëll dhe delegacionin e biznesmenëve. Me këtë rast, Ivanov promovoi potencialet e Maqedonisë, kurse theks të posaçëm ...
image
Bllokohet tenderi për ‘Çebren’ dhe ‘Galishte’
Tenderi për ndërtimin e hidrocentraleve "Çebren" dhe "Galishte" përsëri u bllokua. Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme i shqyrtoi ofertat, por vendosi që të kërkojë informata ...
image
Maqedoni, shtohet harxhimi i energjisë elektrike
Maqedonia vitin e kaluar ka shpenzuar 6 mijë gigavat energji elektrike, ose 498 gigavat më tepër se sa në vitin 2010. Drejtori i përgjithshëm i ...
image
Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me Serbinë
Bashkëpunimi rajonal është mënyra më e mirë për t’ia dalë krizës globale ekonomike. Kështu theksuan pas takimit të tyre në Shkup, ministrat e Ekonomisë të ...
image
Nuk ka ulje çmimesh të karburanteve
Rritje e re e çmimeve të derivateve të naftës po i pret qytetarët e Maqedonisë. Për shkak të ngjarjeve në Iran, çmimet e naftës në ...
image
Ngrohtorja Shkup-Veri, nuk i ngrohi por i ‘dogji’ qytetarët
Ngrohtorja Shkup Veri i dogji  konsumatorët e komunave Çair dhe Butel, jo me kaloriferë të nxehtë por me fatura të larta për muajin dhjetor. Pikërisht ...
image
Qeveria i shpall luftë ekonomisë informale
Institucionet shtetërore në gjah të kompanive të cilat nuk paguajnë tatime dhe që nuk kanë të paraqitur punëtorët e tyre në Agjencinë për punësim. Kjo ...
image
Barnie, euro do të rimëkëmbet nga kriza
Euro do të mbetet valutë botërore, ndërsa euro zona do të rimëkëmbet nga kriza e borxheve. Kështu ka deklaruar sot komisari evropian i tregtisë së ...
image
Bogov, politika monetare e qëndrueshme
Ulja e rejtingut kreditorë të disa vendeve evropiane dhe rënia e fundit e euros, nuk duhet t’i shqetësojë qytetarët. Sipas guvernatorit të BPM-së, nuk ka ...
image
Benzina shtrenjtohet për 2 ndërsa dizeli për 2.5 denarë
Nga mesnata, benzina shtrenjtohet për 1.5, përkatësisht 2 denarë për litër, ndërsa dizeli për 2.5 denarë për litër. Kështu vendosi sot Komisioni rregullator i energjetikës. ...
image
‘N & B Sali Coorporation’, hynë në tregun maqedonas
‘N dhe B Sali Coorporation’, është kompania e re që i shtohet tregut të Maqedonisë. E njëjta vjen në bashkëpunim me tri firma prestigjioze nga ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com