Fillimi | Ekonomi | “Maqedonia 2025”, bashkon forcat ekonomike

“Maqedonia 2025”, bashkon forcat ekonomike

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Biznesmenë nga diaspora shqiptare dhe maqedonase e cila vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë prejardhje nga Maqedonia, bashkojnë forcat e tyre dhe në të ardhmen bashkërisht do t’i promovojnë  mundësitë ekonomike të vendit para kompanive amerikane. Kjo u tha nga bordi drejtues i organizatës “Maqedonia 2025”, ndërsa zyrtarizimi i i nismës për bashkimin e forcave pritet të bëhet për  1 muaj gjatë vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski në SHBA.
“E vërteta është kjo. Kemi disa kontakte dhe agresivisht po rekrutojmë anëtarë të ri në bord me origjinë shqiptare nga Maqedonia. Ne duam shumë që ata të tërheqin disa shqiptarë nga Maqedonia në bordin e organizatës”, tha Majk Zafirovski, kryetar i organizatës “Maqedonia 2025”.
 “Ne duam të jemi të bashkuar si diasporë, dhe për shkak se jemi të fokusuar në ekonomi, është shumë e rëndësishme të punojmë bashkë. Definitivisht jemi në drejtim të duhur dhe do të kemi sukses së bashku”, theksoi  Mitre Kutanovski, përfaqësues i organizatës “Maqedonia 2025”.
Kreu i kësaj organizate Majk Zafirovski, u shpreh se Maqedonisë i nevojiten investime në infrastrukturë dhe eksport të prodhimeve vendore në tregjet e jashtme, me qëllim që vendi të ecë para në aspekt ekonomik.
“Është e rëndësishme që edhe shteti, por edhe biznesi mos ta humbin shpresën. E dhe pse pa eksporte të prodhimeve nga Maqedonia dhe pa investime nga vetë kompanitë vendore, e ardhmja nuk do të jetë e mirë”, tha Majk Zafirovski, kryetar i organizatës “Maqedonia 2025”.
Synim i diasporës nga Maqedonia është rritja e nivelit të dërgesave financiare nga jashtë në Maqedoni, të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në zhvillimin ekonomik.  Vetëm gjatë vitit 2010, transferet financiare nga diaspora në Maqedoni, kapën shifrën prej 1.5 miliardë euro.  Nevzat Mamuti   

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Ekonomi
Previous
image
‘Ilirika’ tenton të ringjallë bursën e Maqedonisë
Me qëllim të gjallërimit të bursës së Maqedonisë, fondi investues ‘Ilirika’ do të mundohet të nxisë interesin e aksionarëve më të vegjël nëpër kompani të ...
image
‘Makeptroll’, naftë me cilësi të lartë
Niveli i cilësisë së derivateve të naftës në Maqedoni është i njëjtë me kualitetin e derivateve në Evropë. Kështu thonë ekspertë të ndryshëm evropian për ...
image
Ulet dizeli, rritet benzina
Prej sonte në mesnatë, çmimi i dizelit do të zvogëlohet për dy denarë, kurse i benzinës EuroSuper BS-98 rritet për 0.5 denarë. Me shtrenjtimin e ...
image
Ekipi qeveritar në Turqi i prezanton mundësitë për investim në Maqedoni
Ekipi qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë mundësitë për investim në Maqedoni para biznesmenëve turq në Kajseri dhe në Konja.Janë ...
image
Ivanov takon princin e Kentit
Presidenti, Gjorgje Ivanov priti sot princin e Kentit, Majkëll dhe delegacionin e biznesmenëve. Me këtë rast, Ivanov promovoi potencialet e Maqedonisë, kurse theks të posaçëm ...
image
Bllokohet tenderi për ‘Çebren’ dhe ‘Galishte’
Tenderi për ndërtimin e hidrocentraleve "Çebren" dhe "Galishte" përsëri u bllokua. Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme i shqyrtoi ofertat, por vendosi që të kërkojë informata ...
image
Maqedoni, shtohet harxhimi i energjisë elektrike
Maqedonia vitin e kaluar ka shpenzuar 6 mijë gigavat energji elektrike, ose 498 gigavat më tepër se sa në vitin 2010. Drejtori i përgjithshëm i ...
image
Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me Serbinë
Bashkëpunimi rajonal është mënyra më e mirë për t’ia dalë krizës globale ekonomike. Kështu theksuan pas takimit të tyre në Shkup, ministrat e Ekonomisë të ...
image
Nuk ka ulje çmimesh të karburanteve
Rritje e re e çmimeve të derivateve të naftës po i pret qytetarët e Maqedonisë. Për shkak të ngjarjeve në Iran, çmimet e naftës në ...
image
Ngrohtorja Shkup-Veri, nuk i ngrohi por i ‘dogji’ qytetarët
Ngrohtorja Shkup Veri i dogji  konsumatorët e komunave Çair dhe Butel, jo me kaloriferë të nxehtë por me fatura të larta për muajin dhjetor. Pikërisht ...
image
Qeveria i shpall luftë ekonomisë informale
Institucionet shtetërore në gjah të kompanive të cilat nuk paguajnë tatime dhe që nuk kanë të paraqitur punëtorët e tyre në Agjencinë për punësim. Kjo ...
image
Barnie, euro do të rimëkëmbet nga kriza
Euro do të mbetet valutë botërore, ndërsa euro zona do të rimëkëmbet nga kriza e borxheve. Kështu ka deklaruar sot komisari evropian i tregtisë së ...
image
Bogov, politika monetare e qëndrueshme
Ulja e rejtingut kreditorë të disa vendeve evropiane dhe rënia e fundit e euros, nuk duhet t’i shqetësojë qytetarët. Sipas guvernatorit të BPM-së, nuk ka ...
image
Benzina shtrenjtohet për 2 ndërsa dizeli për 2.5 denarë
Nga mesnata, benzina shtrenjtohet për 1.5, përkatësisht 2 denarë për litër, ndërsa dizeli për 2.5 denarë për litër. Kështu vendosi sot Komisioni rregullator i energjetikës. ...
image
‘N & B Sali Coorporation’, hynë në tregun maqedonas
‘N dhe B Sali Coorporation’, është kompania e re që i shtohet tregut të Maqedonisë. E njëjta vjen në bashkëpunim me tri firma prestigjioze nga ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com