- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
“Maqedonia 2025”, bashkon forcat ekonomike
Biznesmenë nga diaspora shqiptare dhe maqedonase e cila vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë prejardhje nga Maqedonia, bashkojnë forcat e tyre dhe në të ardhmen bashkërisht do t’i promovojnë mundësitë ekonomike të vendit para kompanive amerikane. Kjo u tha nga bordi drejtues i organizatës “Maqedonia 2025”, ndërsa zyrtarizimi i i nismës për bashkimin e forcave pritet të bëhet për 1 muaj gjatë vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski në SHBA.
“E vërteta është kjo. Kemi disa kontakte dhe agresivisht po rekrutojmë anëtarë të ri në bord me origjinë shqiptare nga Maqedonia. Ne duam shumë që ata të tërheqin disa shqiptarë nga Maqedonia në bordin e organizatës”, tha Majk Zafirovski, kryetar i organizatës “Maqedonia 2025”.
“Ne duam të jemi të bashkuar si diasporë, dhe për shkak se jemi të fokusuar në ekonomi, është shumë e rëndësishme të punojmë bashkë. Definitivisht jemi në drejtim të duhur dhe do të kemi sukses së bashku”, theksoi Mitre Kutanovski, përfaqësues i organizatës “Maqedonia 2025”.
Kreu i kësaj organizate Majk Zafirovski, u shpreh se Maqedonisë i nevojiten investime në infrastrukturë dhe eksport të prodhimeve vendore në tregjet e jashtme, me qëllim që vendi të ecë para në aspekt ekonomik.
“Është e rëndësishme që edhe shteti, por edhe biznesi mos ta humbin shpresën. E dhe pse pa eksporte të prodhimeve nga Maqedonia dhe pa investime nga vetë kompanitë vendore, e ardhmja nuk do të jetë e mirë”, tha Majk Zafirovski, kryetar i organizatës “Maqedonia 2025”.
Synim i diasporës nga Maqedonia është rritja e nivelit të dërgesave financiare nga jashtë në Maqedoni, të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në zhvillimin ekonomik. Vetëm gjatë vitit 2010, transferet financiare nga diaspora në Maqedoni, kapën shifrën prej 1.5 miliardë euro. Nevzat Mamuti
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


