- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
Pesë mijë punëtorë të tekstilit mbeten pa punë
Muajin e ardhshëm pritet të rritet numri i të papunëve. Nga muaji shtator pritet 5000 të punëtor në industrinë e tekstilit të mbeten pa punë, kurse është e mundur që të mbyllen një pjesë e kompanive vendore. Kështu paralajmërojnë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Që të tejkalohet më lehtë kjo gjendje Sindikata e tekstilit kërkon masa më pak të dhimbshme për tejkalimin e periudhës të krizës dhe në vend të pushimit nga puna tu zvogëlohen rrogat, të shkurtohet orari i punës ose tu japin pushim të detyrueshëm. Kryetari i Sindikatës thotë se të gjitha firmat nuk janë të përgatitura për këtë propozim.
“Një pjesë janë, një pjesë s’janë, sepse disa dëshirojnë të shpëtojnë edhe nga prodhimtaria sepse nuk mund të punojnë më në këtë industri. Presioni është tepër i madh, çmimet janë shumë të vogla ndërsa për përfitim mos të flasim. Në këtë rast do të mbyllen edhe kompanitë”, paralajmëron Angellko Angellkovski, kryetar i Sindikatave të punëtorëve të tekstilit.
Ekspertët thonë se kjo do të jetë keqësim shtesë e situatës, të cilët edhe pa largim nga puna nuk është pozitive. Posaçërisht kur përqindja e papunësisë në Maqedoni është më e larta në Evropë.
“Çdo pushim nga puna dhe çdo rritje e numrit të papunësisë do të thotë hap mbrapa. Në vend që të punësojmë njerëz, ne i largojmë nga puna. Kjo do të thotë se nuk duhet me çdo çmim t'i mbajmë punëtorët në fabrika, sepse puna siç përmenda është me përfitim të ulët dhe automatikisht nëse e mbajmë këtë strukturë të ekonomisë dhe në këto korniza vetvetiu gjykohemi jo drejtë afrimit në BE por drejt afrimit në Afrikë”, vlerëson Panço Jovanovski, universiteti i Evropës.
Që të kalohet kriza në këtë sektor nga tekstili kërkuan liberalizim të kushteve bankare për kreditim, por edhe kthimi në kohë të TVSH nga ana e shtetit. Përndryshe, nga fillimi i krizës në vitin 2009, rreth 30 % të repar+teve u mbyllën ndërsa Enti statistikor edhe më tej shënon ulje të prodhimtarisë. Ndërsa Qeveria nga ana tjetër pret rritje ekonomike këtë vit për 2 %. Verica Pavllovska
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


