-
(136)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Bujqit dhe mullixhinjët përshëndesin vendimin e qeverisë
Zbatimi i masave të përkohshme për import të grurit e ka rritur çmimin e grurit të pa dorëzuar vendor. Bujqit thonë se për shkak të mungesë së grurit në rajon, mullixhinjtë as që mundnin të importojnë grurë, dhe nëse e kanë gjetur atë diku është dashur të paguajnë 220 euro për një tonelatë ose nga 12 denarë për kilogram njëlloj sa kërkonin edhe bujqit vendor. Kryetari i asociacionit të bujqve në Maqedoni, Eftim Shaklev thotë se bujqit që kanë grurë nga rendimenti i sivjetmë do ta dorëzojnë në hambarët me çmim të këtillë.
“Edhe neve na përgjigjet çmimi të jetë 12 denarë për kilogram grurë. Tani një numër i madh i prodhuesve do të vendosin ta dorëzojnë grurin. Në fillim të korrjes blihej nga 8 deri 9 denarë dhe vetëm merrej dhe nuk paguhej. Ndërsa për miellin një pjesë e mullisëve e rriten çmimin prej 22 deri 24 denarë dhe kjo krijoi revoltë tek bujqit. Çmimi prej 8 denarë për grurin nuk është adekuat me miellin prej 22 denarë. Prandaj një numër i madh i prodhuesve nuk e jepnin grurin”, deklaroi Eftim Shaklev, kryetar i Asociacionit të bujqve.
Vendimi i ri i qeverisë, sipas mullixhinjve është sjellë në kohë të vërtetë. Kryetari i tyre Bllagoj Stojçev thotë se hambarët janë të hapur dhe të gatshëm për t’i pranuar të gjitha sasitë vendore të grurit.
“Mendoj se kishte mirëkuptim dhe qeveria e bëri atë që duhej ta bënte. Industria e mullinjve është e kënaqur, duke i ndjekur kushtet tani jemi në dispozicion të bujqve për atë grurë që nuk është dhënë, ta pranojmë me çmim prej 10 deri 11 denarë”, theksoi Bllagoj Stojçev, kryetar i mullixhinjve.
Ndërkaq, masa qeveritare i detyronte mullixhinjtë të blejnë 3 kilogram grurë vendor si kusht që të mund të importojnë 4 kilogram grurë për një kilogram miell nga jashtë. Dje u anulua vendimi për import të grurit, por mbeti në fuqi detyrimi për blerje të miellit. Kjo do të thotë se ato mullixhinjtë që dëshirojnë të blejnë një kilogram miell nga jashtë, paraprakisht do të duhet të blejnë katër kilogram grurë nga vendi. Nga rendimenti i pritur prej 290 mijë tonelata grurë nga vendi, deri tani janë blerë gjithsej 50 mijë tonelata. Verica Pavllovska
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin