- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
Selami: Nuk ka se çka të kursehet nga xhepi i zbrazët
Nga xhepi i zbrazët - në xhep të zbrazët, nuk mund të kursehet e as të bëhet tjetërsim i fondeve. Kjo është përgjigjja e kryetarit të komisionit shtetëror për anti-korrupsion Ilmi Selami, drejtuar ministrit të financave Zoran Stavreski, i cili këtij komisioni i kishte rekomanduar të kursej. Megjithatë Selami u shpreh i gatshëm që në 4 muajt e ardhshëm anëtarët e komisionit të punojnë pa rroga nëse ministria e financave jep arsyetim i cili mban. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së financave e cila thotë se këtij komisioni me rishikimin e buxhetit i janë dhënë 40 për qind më tepër fonde.
“I parashtroj pyetje direke ministrit të financave, se vallë a mund të bëhet tjetërsim i mjeteve nga një xhep i zbrazët në xhepin tjetër të zbrazët”, tha Ilmi Selami, kryetar i komisionit për Anti-korrupsion.
Numri një i këtij komisioni thotë se është i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i kryetarit nëse ai është arsye për të cilën Qeveria ka shkurtuar fondet.
“Pyetje konkrete dhe e vërtet nuk është se unë a do të japë dorëheqje, por pse Ilmi Selami është problemi për Qeverinë e tanishme. A thua vallë pse punon. Këtu duhet të parashtrohet pyetja e vërtetë dhe nëse miret përgjigjja se personat të cilët në këtë shtet punojnë i pengojnë Qeverisë atëherë thjesht mund të kuptojmë pse bëhet ndalimi i mjeteve financiare dhe shkurtimi i mandatit”, Ilmi Selami, kryetar i komisionit për Anti-korrupsion.
Kryeministri Gruevski ka deklaruar se mbështet profesionalizimin e komisionit për anti-korrupsion, por nuk ka thënë asgjë rreth propozim ndryshimeve tjera në ligjin në sferën e korrupsionit.
“Ndonjëherë ka njerëz që kërkojnë të bësh diçka e më pas kur e bëjmë thonë pse po e bëjmë, për fat të keq në Maqedoni shumherë ndodh një gjë e tillë por ne shohim çka është mirë të bëjmë e jo si thonë ata”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Me ndryshimin e ligjit për anti-korrupsion mandati i anëtarëve të rinj të komisionit do të shkurtohet prej 5 në 4 vjet. Ministria e Drejtësisë ndryshimet e ligjit për anti-korrupsion në rend dite në Qeveri dhe në procedurë parlamentare pritet t’i dërgojë në shtator. Nevzat Mahmuti
Komente (2 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


