Fillimi | Ekonomi | Selami: Nuk ka se çka të kursehet nga xhepi i zbrazët

Selami: Nuk ka se çka të kursehet nga xhepi i zbrazët

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Ilmi Selami

Nga xhepi i zbrazët - në xhep të zbrazët, nuk mund të kursehet e as të bëhet tjetërsim i fondeve. Kjo është përgjigjja e kryetarit të komisionit shtetëror për anti-korrupsion Ilmi Selami, drejtuar ministrit të financave Zoran Stavreski, i cili këtij komisioni i kishte rekomanduar të kursej. Megjithatë Selami u shpreh i gatshëm që në 4 muajt e ardhshëm anëtarët e komisionit të punojnë pa rroga nëse ministria e financave jep arsyetim i cili mban. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së financave e cila thotë se këtij komisioni me rishikimin e buxhetit i janë dhënë 40 për qind më tepër fonde.
“I parashtroj pyetje direke ministrit të financave, se vallë a mund të bëhet tjetërsim i mjeteve nga një xhep i zbrazët në xhepin tjetër të zbrazët”, tha  Ilmi Selami, kryetar i komisionit për Anti-korrupsion.
Numri një i këtij komisioni thotë se është i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i kryetarit nëse ai është arsye për të cilën Qeveria ka shkurtuar fondet.
“Pyetje konkrete dhe e vërtet nuk është se unë a do të japë dorëheqje, por pse Ilmi Selami është problemi për Qeverinë e tanishme. A thua vallë pse punon. Këtu duhet të parashtrohet pyetja e vërtetë dhe nëse miret përgjigjja se personat të cilët në këtë shtet punojnë i pengojnë Qeverisë atëherë thjesht mund të kuptojmë pse bëhet ndalimi i mjeteve financiare dhe shkurtimi i mandatit”,  Ilmi Selami, kryetar i komisionit për Anti-korrupsion.
Kryeministri Gruevski ka deklaruar se mbështet profesionalizimin e komisionit për anti-korrupsion, por nuk ka thënë asgjë rreth propozim ndryshimeve tjera në ligjin në sferën e korrupsionit.
“Ndonjëherë ka njerëz që kërkojnë të bësh diçka e më pas kur e bëjmë thonë  pse po e bëjmë, për fat të keq në Maqedoni shumherë ndodh një gjë e tillë por ne shohim çka është mirë të bëjmë e jo si thonë ata”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Me ndryshimin e ligjit për anti-korrupsion mandati i anëtarëve të rinj të komisionit do të shkurtohet prej 5 në 4 vjet. Ministria e Drejtësisë ndryshimet e ligjit për anti-korrupsion në rend dite në Qeveri dhe në procedurë parlamentare pritet t’i dërgojë në shtator. Nevzat Mahmuti

Subscribe to comments feed Komente (2 dërguar):

Albnori Oslo më 26/08/2010 17:21:31
avatar
...ose me fjale te tjera: ju te sektorit per anti-korupcion, lenja rehat sektorin e korupcionit! Para ska? I ka gelltitur projekti "Skopje 20014". Po ata luanet 5x4m dhe 5 ton te rende (dhe shum tjere) asht dasht te han dicka!?
Thumbs Up Thumbs Down
më 26/08/2010 17:27:12
avatar
i vetmi shqipare ve vete kuptimin e fjales hallall te qofte.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 2 | shfaqen: 1 - 2

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Ekonomi
Previous
image
‘Ilirika’ tenton të ringjallë bursën e Maqedonisë
Me qëllim të gjallërimit të bursës së Maqedonisë, fondi investues ‘Ilirika’ do të mundohet të nxisë interesin e aksionarëve më të vegjël nëpër kompani të ...
image
‘Makeptroll’, naftë me cilësi të lartë
Niveli i cilësisë së derivateve të naftës në Maqedoni është i njëjtë me kualitetin e derivateve në Evropë. Kështu thonë ekspertë të ndryshëm evropian për ...
image
Ulet dizeli, rritet benzina
Prej sonte në mesnatë, çmimi i dizelit do të zvogëlohet për dy denarë, kurse i benzinës EuroSuper BS-98 rritet për 0.5 denarë. Me shtrenjtimin e ...
image
Ekipi qeveritar në Turqi i prezanton mundësitë për investim në Maqedoni
Ekipi qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë mundësitë për investim në Maqedoni para biznesmenëve turq në Kajseri dhe në Konja.Janë ...
image
Ivanov takon princin e Kentit
Presidenti, Gjorgje Ivanov priti sot princin e Kentit, Majkëll dhe delegacionin e biznesmenëve. Me këtë rast, Ivanov promovoi potencialet e Maqedonisë, kurse theks të posaçëm ...
image
Bllokohet tenderi për ‘Çebren’ dhe ‘Galishte’
Tenderi për ndërtimin e hidrocentraleve "Çebren" dhe "Galishte" përsëri u bllokua. Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme i shqyrtoi ofertat, por vendosi që të kërkojë informata ...
image
Maqedoni, shtohet harxhimi i energjisë elektrike
Maqedonia vitin e kaluar ka shpenzuar 6 mijë gigavat energji elektrike, ose 498 gigavat më tepër se sa në vitin 2010. Drejtori i përgjithshëm i ...
image
Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me Serbinë
Bashkëpunimi rajonal është mënyra më e mirë për t’ia dalë krizës globale ekonomike. Kështu theksuan pas takimit të tyre në Shkup, ministrat e Ekonomisë të ...
image
Nuk ka ulje çmimesh të karburanteve
Rritje e re e çmimeve të derivateve të naftës po i pret qytetarët e Maqedonisë. Për shkak të ngjarjeve në Iran, çmimet e naftës në ...
image
Ngrohtorja Shkup-Veri, nuk i ngrohi por i ‘dogji’ qytetarët
Ngrohtorja Shkup Veri i dogji  konsumatorët e komunave Çair dhe Butel, jo me kaloriferë të nxehtë por me fatura të larta për muajin dhjetor. Pikërisht ...
image
Qeveria i shpall luftë ekonomisë informale
Institucionet shtetërore në gjah të kompanive të cilat nuk paguajnë tatime dhe që nuk kanë të paraqitur punëtorët e tyre në Agjencinë për punësim. Kjo ...
image
Barnie, euro do të rimëkëmbet nga kriza
Euro do të mbetet valutë botërore, ndërsa euro zona do të rimëkëmbet nga kriza e borxheve. Kështu ka deklaruar sot komisari evropian i tregtisë së ...
image
Bogov, politika monetare e qëndrueshme
Ulja e rejtingut kreditorë të disa vendeve evropiane dhe rënia e fundit e euros, nuk duhet t’i shqetësojë qytetarët. Sipas guvernatorit të BPM-së, nuk ka ...
image
Benzina shtrenjtohet për 2 ndërsa dizeli për 2.5 denarë
Nga mesnata, benzina shtrenjtohet për 1.5, përkatësisht 2 denarë për litër, ndërsa dizeli për 2.5 denarë për litër. Kështu vendosi sot Komisioni rregullator i energjetikës. ...
image
‘N & B Sali Coorporation’, hynë në tregun maqedonas
‘N dhe B Sali Coorporation’, është kompania e re që i shtohet tregut të Maqedonisë. E njëjta vjen në bashkëpunim me tri firma prestigjioze nga ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com