-
(208)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Maqedoni, papunësia mbetet e lartë
Papunësia në Maqedoni edhe për një kohë të gjatë do të jetë e lartë. Ky parashikim vjen nga organizata e punëdhënësve të Maqedonisë, sipas të cilës derisa në Maqedoni nuk ka rritje ekonomike, numri i të papunëve në vend do të mbetet i pandryshuar.“Pa rritje ekonomike nuk ka ulje të papunësisë.Rritja ekonomike ka rëndësi të madhe për ne punëdhënësit, ndërsa në anën tjetër me zhvillimin ekonomik do të kemi edhe ulje të papunësisë” - vlerëson kryetar i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Dimitar Stojanovski.
Marrëveshja e firmosur mes tre partnerëve social ka për qëllim zbutjen e efekteve negative në ekonomi, mbrojtjen e drejtave të punëtorit dhe dialog mes tyre për çështjet e rëndësishme ekonomike.
“Nënshkruam marrëveshjen për konstituimin e këtij këshilli ekonomiko-social i cili do të ketë rol konsultativ dhe këshilldhënës për Qeverinë në drejtim të krijimit të politikave sociale, ekonomike dhe sferën e punës” tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami. Ndryshimi i metodologjisë për përcaktimin e shportës harxhuese, do të jetë nisma e parë e këtij këshilli.
“Propozuam hartimin e një modeli tjetër për përcaktimin e shportës harxhuese, përkatësisht shporta harxhuese të përpilohet në bazë kritereve të reja’ theksoi kryetari i LSM-së Zhivko Mitrevski.
Marrëveshja për partneritet social është firmosur me sindikatat cilat kanë më tepër anëtarë. Lidhja e sindikatave të Maqedonisë me mbi 70.000 anëtarë, u prinë organizatave sindikaliste, e pasuar nga Konfederata e sindikatave të lira me reth 55 mijë anëtarë të regjistruar. Nevzat Mamuti
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin