- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
Pemët dhe perimet me çmime evropiane
Eksporti i domateve këtë vit është i njëjtë sikurse gjatë vitit 2008, ndërsa çmimi është shumë më i lartë. Ekspertët këtë problem e fokusojnë tek blerësit me shumicë. Para dy viteve në të njëjtën kohë, një kilogram domate me shumicë është shitur prej 25-13 denarë, ndërsa këtë vit sasia e njëjtë kushton prej 25- 30 denarë. Ekspertët nga fusha e bujqësisë thonë se çmimet i sajojnë vetë blerësit dhe se ata janë fajtorët kryesor për dallimet drastike të çmimeve nga viti në vit.
“Është e vërtetë se tregtarët luajnë rol të caktuar gjatë manipulimit me çmimt. Jemi dëshmitar të rasteve kur tregtarët i sajojnë çmimet në dëm të prodhuesve bujqësor”, tha Risto Vuçkov, Ekspert i bujqësisë.
Vuçkov thotë se shteti duhet të ketë strategji për mbrojtjen e bujqve nga dukuritë e tilla, sidomos, siç këtë vit, kur ka kërkesë të madhe të kulturave të hershme të kopshtarisë. Ministria e bujqësisë kohë më parë miratoi një rregullore, në të cilën thuhet se të gjithë ata që duan të bëjnë grumbullimin dhe eksportin e prodhimeve bujqësore, do të duhet të regjistrohen. Rregullorja vlen edhe për grumbullimin e drithërave, farave vajdhënëse, kafshëve, qumështit, perimeve, kërpudhave, rrushit për verë dhe rrushit të zakonshëm. Këtë vit, prodhime më të eksportuara janë: lakra dhe llojet e saj, mollët, ftonjtë dhe domatet. Verica Pavllovski
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


