Fillimi | Ekonomi | Deri më 15 mars, afat për deklarimin e tatimit të të Hyrave Publike

Deri më 15 mars, afat për deklarimin e tatimit të të Hyrave Publike

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kanë mbetur edhe tre ditë që të mund qytetarët t’i dorëzojnë deklaratat tatimore të të Hyrave Publike. Afati i fundit deri kur mund të dorëzohen aplikimet është e hëna deri në orët e pasdites.
Nga DAP-i thonë se  deri tani janë dorëzuar 87 mijë aplikime, ndërsa  pritet që të dorëzohen rreth 150 mijë. Ndryshe, deklarata tatimore dorëzojnë të gjithë qytetarët të cilët realizojnë të ardhura jashtë rrogave dhe pensioneve. Nga DAP përsërisin, se nuk dorëzohen aplikacioneve për pagat e marra apo pensionet, por në qoftë se ju nuk merrni paga, ndërsa keni të ardhura tjera, si marrëveshje me agjencitë e autorëve, qira, dividentë, ato para duhet të paraqiten në DAP.
Për të mundësuar që qytetarët të deklarojnë të ardhurat e tyre DAP-i do të punojë me intensitet më të lartë gjatë tri ditëve të ardhshme.
"Për shkak se shumë njerëz nuk kanë përmbushur ende detyrimin për të raportuar të ardhurat e vitit 2009, të gjitha zyrat e taksave të DAP-it, do të punojnë këtë fundjavë, do të thotë të shtunën dhe të dielën nga ora 8 e 30 deri në 16e 30 minuta, ndërsa tek sportelet prapa nesh, Qendra kontaktuese e Departamentit e vendosur në qendër të qytetit në Shkup nesër do të punojë prej orës 9 deri në 20 e 30 minuta, dhe të dielën prej orës 9 deri 17. Gjithashtu në Qendrën e Kontaktit qytetarët të cilët jetojnë dhe punojnë në Shkup, ndërsa janë nga ndonjë qytet tjetër, që të mos udhëtojnë ose të dërgojnë me postë deklaratat tatimore, këtu mund personalisht ta dorëzojnë deklaratën e tyre”, deklaroi Vesna Novakoviç, zëdhënëse e DAP-it. /alsat-m/

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Ekonomi
Previous
image
Ulen çmimet e derivateve të naftës
Çmimi i benzinave do të ulet prej mesnatës për 1.5 denarë ndërsa dizeli për gjysmë denari. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator. Nga mesnata një litër ...
image
‘Ohis’, punëtorët marrin rrogën e prapambetur të Janarit
Të punësuarit në ‘Ohis’, më së voni deri nesër do të marrin rrogën e mbetur të janarit. Kështu deklarojnë drejtuesit e kompanisë. Sipas tyre, ‘Ohis’, ...
image
'Sparkasse Bank', kesh kredi
Sparkase banka ofron kredi të re KESH me të cilin qytetarët mund të ulin kamat e kredisë nëse shfrytëzojnë shërbime të tjera të kësaj banke. ...
image
Ekspertët: 'Jo harxhimeve të kota
Nëse duam integrime euro – atlantike dhe ekonomi cilësore atëherë qeveria do të duhet të punojë shumë ndërsa t’i harrojë shpenzimet joproduktive, gjahun pas investuesve ...
image
Nuk ka rrezik nga kriza Greke
Drejtori i përgjithshëm i ‘Stopanska bankës’, Gligor Bishev deklaron se pa marrë parasysh pronësinë e bankave, të gjitha bankat në Maqedoni janë të sigurta. Duke ...
image
‘Euroaktiva’ dhe ‘Impeksel 2’, do të realizojnë projekt gjigant
Kompanitë  ‘Euroaktiva’ ‘Impeksel 2’ dhe Stopanska banka kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi me të cilin tre subjektet do të bashkëfinancojnë kompletimin e ndërtimit të kompleksit ...
image
FMN anulon kontaktet me Athinën
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka njoftuar se anulon kontaktet me Greqinë, deri në formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 17 qershorit.“Presim të fillojmë ...
image
Bie euro dhe çmimet e aksioneve
Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe ...
image
Moody zhvlerëson 16 banka spanjolle
Agjencia e vlerësimit Moody, i ka zhvlerësuar 16 banka spanjolle, duke cituar efektet e recesionit të vazhdueshëm të vendit dhe dyshimet se qeveria spanjolle mund ...
image
Facebook sot nis shitjen e aksioneve
Facebook do të nisë sot shitjen e aksioneve investitorëve të rëndomtë, në atë që shihet si vënia në qarkullim e aksioneve, më e madhja ndonjëherë. Kompania ...
image
Marrëveshje për cilësinë e prodhimeve
Instituti për akreditim i Maqedonisë ka firmosur marrëveshje me trupat akredituese për prodhime të ndryshme të Bashkimit Evropian. Sipas ministrit të Ekonomisë, Valon Saraçini deklaroi ...
image
Zgjidhen dilemat lidhur me dëmshpërblimet në 'Swedmilk'
Fermerët kreditor në Suedmilk do të marrin një pjesë të parave nga pasuria e shitur e qumshtores së falimentuar. Ofertuesi i vetëm për blerjen e ...
image
Paralajmërohen investime kineze në energjetike
Firmat kineze kanë parë potencial për investime në energjetikë, në ndërtimin e rrugëve dhe në zonat teknologjike zhvillimore industriale në Maqedoni. Kryeministri Gruevski iu ofroi ...
image
Ligje të reja për zonat industriale
Në procedurë qeveritare tani më është ligji për zona industriale dhe për zona të lira të gjelbëra dhe pritet  që për rreth katër javë të ...
image
ONE dhe ‘2BE’, nisën bashkëpunimin
Operatori i dytë në telefoninë celulare ONE dhe zinxhiri i dyqaneve për produkte dhe shërbime telekomunikimi ‘2 BE’ firmosën kontratë bashkëpunimi, me të cilën ‘2 ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com