- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
Gjobitja, vazhdon të bëhet me sistemin e vjetër
Gjobitja e qytetarëve dhe e kompanive do të bëhet me gjoba të pandryshuara, pa mos bërë uljen e tyre ashtu siç paralajmëroi Qeveria para dy javësh. Pas takimit me inspektoratet e ndryshme dhe komunitetin e biznesit, zëvendëskryeministri Vlladimir Pesheski tha se niveli i uljes së gjobave do të dihet brenda 14 ditëve. Ai tha se ky vendim është marrë për shkak se ende nuk kanë përfunduar analizat e nevojshme, të cilat duhet të tregojnë se ku dhe sa të bëhet ulja e gjobave. Me këtë policia, inspektorati i punës, ai i tregut, sanitar dhe në institucionet tjera vazhdojnë të gjobisin me gjobat e vjetra, të cilat komuniteti i biznesit i cilëson si shumë të larta.
“Kuptuam se kjo çështje është shumë serioze, tepër ambicioze, kështu që do të na duhen 1 deri 2 javë që të dalim me propozime për uljen e gjobave. Dhe, për këtë qëllim mund të them se më mirë është te kesh cilësi se sa shpejtësi”, tha zëvendëskryeministri Vlladimir Pesheski.
Sektori i biznesit, nga Peshevski kërkon që inspektoratet mos të gjobisin kompanitë për çështje banale.
“Qëllimi nuk është që masat ndëshkuese të jenë vetëm më të ulëta, sepse ne kemi probleme me nivelizimin e gjobave. E gjithë kjo nënkupton se për shkelje banale, ne marrim gjoba shumë të larta”, tha Angel Dimitrov, nënkryetar i Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë.
“Të gjitha masat të cilat në të ardhmen do t’i miratojë Qeveria duhet të jenë në bashkëpunim me sektorin e biznesit me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit në vend”, u shpreh Aleksandra Naqeva-Ruzhin, anëtare e Biznes - Asociacionit Evropian.
Masat për uljen e gjobave ndërmerren me kërkesë të komunitetit të biznesit, për shkak të vlerës së lartë të gjobave dhe dënimeve, të cilat i cilësojnë të padrejta.
Nevzat Mamuti
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


