-
(208)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Debat: Nevojitet bashkërendim i politikës fiskale dhe monetare
Pa bashkërendim të politikave monetare dhe fiskale mes Qeverisë dhe Bankës popullore të Maqedonisë, ekonomia e vendit nuk mund të tejkalojë recesionin ekonomik në të cilin ndodhet vendi. Këto janë rezultatet e analizës vjetore të Institutit ekonomik ‘Ohrid’ i cili për çdo vit del me të dhëna rreth zhvillimeve në ekonomi. Profesori Tome Nenovski tha se politika monetare në këtë fazë të recesionit tregon shenja më restriktive e cila drejtpërdrejt ndikon në likuiditetin e subjekteve ekonomike. Sipas tij kjo politikë restriktive ka ngadalësuar aktivitetin e kompanive, ndërsa me këtë edhe mbushjen më të ngadalësuar të buxhetit.
“Me vëmendje të lartë duhet të ndjekim aktivitetet ekonomike në periudhën e ardhshme, sepse kriza ekonomike në përgjithësi ende nuk është pas nesh , ajo ende është rreth nesh. Do të duhet të ballafaqohemi me të gjitha sfidat të cilat do t’i sjellë kriza me vete”, tha Tome Nenovski, ekspert i ekonomisë.
Ndërsa Biljana Janeva thotë se përparimi i ekonomisë në Maqedoni, mund të arrihet vetëm me zgjidhjen e çështjes së Emrit me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO.
“Kemi konstatuar se është bërë një hap para pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Greqi, ndërsa kontaktet për zgjidhjen e kësaj çështjeje janë intensifikuar pas konstituimit të Qeverisë së re greke, duke iu dhënë një frymë të re bisedimeve”, u shpreh Biljana Janeva, eksperte e ekonomisë.
Instituti ekonomik ‘Ohrid’, në analizën e tij, pozitivisht ka vlerësuar reformat e Qeverisë, në gjyqësi, shëndetësi dhe në transport.
Nevzat Mamuti
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin