- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
Kambi, Maqedonia mund të prodhojë verëra të shkëlqyera
Me varietet autentike të rrushit nga Maqedonia mund të prodhohen verëra të shkëlqyera që do njihen shiten edhe jashtë vendit. Një pjesë e këtyre varieteteve siç është “Pllavec” dhe “Bellan” janë harruar dhe kultivohen në sasi shumë të vogla, kurse pikërisht ato në kombinim me varietetet “Vranec” dhe “Temjanika” mund të prodhojnë verëra të shkëlqyera me një shije të fortë, për të cilat ka interesim jashtë vendit. Kjo është bërë e ditur nga njëri nga ekspertët më të mëdhenj të verës në Francë, Filip Kambi, i cili me ftesë të kantinës së verës “Tikvesh” këtyre ditëve qëndroi për vizitë në Maqedoni.
"Llojllojshmëria e varieteteve të rrushit në Maqedoni është shumë interesante, veçanërisht struktura dhe aroma e tyre që mund të kalojnë mirë në tregjet e huaja. Kombinimi i tokës dhe klimës si dhe i hardhive të ndryshme janë të shkëlqyera dhe mendoj se po japin mundësi që të krijohet vera shumë të mira", thotë enologu Filip Kambi.
Nuk ka rëndësi se a do t’iu pëlqejë kritikëve, por është me rëndësi që të kalojë te blerësit e verës. Specialisti i verës konsideron se prodhuesit maqedonas të verës që janë në numër të madh, nuk duhet të shpenzojnë shumë energji për të imituar brendet e huaja të verës me atë se do të kultivohen vreshtat, të cilat nuk janë nga ky rajon.
"Anglezët për shembull dëshirojnë të pinë verën më aromatike, kurse ju keni pikërisht një mundësi të tillë për të krijuar një verë shumë aromatike, me shumëllojshmëri të rrushit aromatik. Mendoj se varietetet “Vranec”, “Temjanika”, “Pllavec” janë një kombinim i shkëlqyeshëm që të prodhoni pikërisht verën që do ta godet shijen e tyre", shton enologu Kambi.
Specialisti i verës, Filip Kambi, gjatë qëndrimit pesëditor në vend thotë se ka provuar mbi 300 verëra të ndryshme. Ai thotë se në Maqedoni për shkak të bazës së mirë, për 3 deri më 4 vite mund të bëhen verëra të shkëlqyeshme për çka zakonisht nevojiten të paktën 10 vjet.
Jane Dimeski
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


