Fillimi | Ekonomi | Kambi, Maqedonia mund të prodhojë verëra të shkëlqyera

Kambi, Maqedonia mund të prodhojë verëra të shkëlqyera

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Me varietet autentike të rrushit nga Maqedonia mund të prodhohen verëra të shkëlqyera që do njihen shiten edhe jashtë vendit. Një pjesë e këtyre varieteteve siç është “Pllavec” dhe  “Bellan” janë harruar dhe kultivohen në sasi shumë të vogla, kurse pikërisht ato në kombinim me varietetet “Vranec” dhe “Temjanika” mund të prodhojnë verëra të shkëlqyera me një shije të fortë, për të cilat ka interesim jashtë vendit. Kjo është bërë e ditur nga njëri nga ekspertët më të mëdhenj të verës në Francë, Filip Kambi, i cili me ftesë të kantinës së verës “Tikvesh”  këtyre ditëve qëndroi për vizitë në Maqedoni.
"Llojllojshmëria e varieteteve të rrushit në Maqedoni është shumë interesante, veçanërisht struktura dhe aroma e tyre që mund të kalojnë mirë në tregjet e huaja. Kombinimi i tokës dhe klimës si dhe i hardhive të ndryshme janë të shkëlqyera dhe mendoj se po japin mundësi që të krijohet vera shumë të mira", thotë enologu Filip Kambi.
Nuk ka rëndësi se a do t’iu pëlqejë kritikëve, por është me rëndësi që të kalojë te blerësit e verës. Specialisti i verës konsideron se prodhuesit maqedonas të verës që janë në numër të madh, nuk duhet të shpenzojnë shumë energji për të imituar brendet e huaja të verës me atë se do të kultivohen vreshtat, të cilat nuk janë nga ky rajon.
"Anglezët për shembull dëshirojnë të pinë verën më aromatike, kurse ju keni pikërisht një mundësi të tillë për të krijuar një verë shumë aromatike, me shumëllojshmëri të rrushit aromatik. Mendoj se varietetet “Vranec”, “Temjanika”, “Pllavec” janë një kombinim i shkëlqyeshëm që të prodhoni pikërisht verën që do ta godet shijen e tyre", shton enologu Kambi.
Specialisti i verës, Filip Kambi, gjatë qëndrimit pesëditor në vend  thotë se ka provuar mbi 300 verëra të ndryshme. Ai thotë se në Maqedoni për shkak të bazës së mirë, për 3 deri më 4 vite mund të bëhen verëra të shkëlqyeshme për çka zakonisht nevojiten të paktën 10 vjet.
Jane Dimeski

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Ekonomi
Previous
image
Kompanitë shqiptare synojnë fondet evropiane
Interesimi i kompanive shqiptare për shfrytëzimin e fondeve të kredive evropiane, të cilat shkojnë përmes Bankës Maqedonase për Përkrahje dhe Zhvillim ka shënuar rritje. Drejtori ...
image
'TVSH', propozimi i Zeqirit mbështetet nga opozita por jo edhe nga mazhoranca
Shteti kompanive vendore u ka borxh mbi 500 milion euro, ndërsa kompanitë mes veti kanë borxh mbi 2.8 miliardë euro. Kështu thotë deputeti i RDK-së, ...
image
‘VIP’, promovon telefonon SAMSUNG NEXUS GALAXY
Vetëm disa muaj nga premiera botërore, telefoni celular, “Samsung nexus galaxy”, prej sot gjendet edhe në pikat shitëse të VIP- Maqedoni. Sipas drejtuesve të kompanisë ...
image
Saraçini: 'Subvencione për zejtarët'
Ministria e Ekonomisë do të subvencionojë zejtarët në Maqedoni deri më 5000 euro. Fondet do të dedikohen për blerjen e lëndëve të para për prodhimin ...
image
‘Ilirika’ tenton të ringjallë bursën e Maqedonisë
Me qëllim të gjallërimit të bursës së Maqedonisë, fondi investues ‘Ilirika’ do të mundohet të nxisë interesin e aksionarëve më të vegjël nëpër kompani të ...
image
‘Makeptroll’, naftë me cilësi të lartë
Niveli i cilësisë së derivateve të naftës në Maqedoni është i njëjtë me kualitetin e derivateve në Evropë. Kështu thonë ekspertë të ndryshëm evropian për ...
image
Ulet dizeli, rritet benzina
Prej sonte në mesnatë, çmimi i dizelit do të zvogëlohet për dy denarë, kurse i benzinës EuroSuper BS-98 rritet për 0.5 denarë. Me shtrenjtimin e ...
image
Ekipi qeveritar në Turqi i prezanton mundësitë për investim në Maqedoni
Ekipi qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë mundësitë për investim në Maqedoni para biznesmenëve turq në Kajseri dhe në Konja.Janë ...
image
Ivanov takon princin e Kentit
Presidenti, Gjorgje Ivanov priti sot princin e Kentit, Majkëll dhe delegacionin e biznesmenëve. Me këtë rast, Ivanov promovoi potencialet e Maqedonisë, kurse theks të posaçëm ...
image
Bllokohet tenderi për ‘Çebren’ dhe ‘Galishte’
Tenderi për ndërtimin e hidrocentraleve "Çebren" dhe "Galishte" përsëri u bllokua. Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme i shqyrtoi ofertat, por vendosi që të kërkojë informata ...
image
Maqedoni, shtohet harxhimi i energjisë elektrike
Maqedonia vitin e kaluar ka shpenzuar 6 mijë gigavat energji elektrike, ose 498 gigavat më tepër se sa në vitin 2010. Drejtori i përgjithshëm i ...
image
Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me Serbinë
Bashkëpunimi rajonal është mënyra më e mirë për t’ia dalë krizës globale ekonomike. Kështu theksuan pas takimit të tyre në Shkup, ministrat e Ekonomisë të ...
image
Nuk ka ulje çmimesh të karburanteve
Rritje e re e çmimeve të derivateve të naftës po i pret qytetarët e Maqedonisë. Për shkak të ngjarjeve në Iran, çmimet e naftës në ...
image
Ngrohtorja Shkup-Veri, nuk i ngrohi por i ‘dogji’ qytetarët
Ngrohtorja Shkup Veri i dogji  konsumatorët e komunave Çair dhe Butel, jo me kaloriferë të nxehtë por me fatura të larta për muajin dhjetor. Pikërisht ...
image
Qeveria i shpall luftë ekonomisë informale
Institucionet shtetërore në gjah të kompanive të cilat nuk paguajnë tatime dhe që nuk kanë të paraqitur punëtorët e tyre në Agjencinë për punësim. Kjo ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com