- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
Kargov: Mbi 1200 vetura presin doganimin
Miratimin e ndryshimeve të ligjit për akciza në terminalet doganore e presin 1.200 makina të importuara nga shtetet e Evropës perëndimore. Kjo u bë e ditur nga kreu i doganave të Maqedonisë Vanço Kargov, ndërkohë që të dhëna diametralisht të kundërta dhanë para disa ditëve autoritet doganore në Tabanoc, sipas të cilave në Maqedoni kanë hyrë mbi 5 mijë makina të përdorura. Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Sllovenia janë shtetet nga të cilat qytetarët e vendit importojnë më së shumti automjete të përdorura.
“Vitin e kaluar janë importuar dhe doganuar 2900 makina të përdorura, shifër kjo më e lartë se viti 2008 kur kemi doganuar 2000 makina. Ndërsa import më të madh kemi pasur vitin 2007 kur kemi doganuar 4000 automjete”, deklaroi Vanço Kargov, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Doganave.
Ulja e nivelit të akcizave dhe doganave do të ndikojë në uljen e ndjeshme të shpenzimeve për blerjen e makinave të vjetra, thotë Kargov.
“Kuptohet se do të ketë ulje të shpenzimeve me vetë uljen e akcizave dhe doganave edhe për import të automjeteve të vjetra por edhe për ato të reja”, shtoi ai.
Sipas ndryshimeve ligjore akciza për automjetet do të llogaritet sipas çmimit të tyre në vend e jo sipas vëllimit të motorit siç ishte deri më tani. Ligji i ri për akcizat do të hyjë në fuqi me automatizëm ditën e miratimit të tij në parlament.
Nevzat Mamuti
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


