-
(208)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Ekspertët, masat e reja qeveritare antikrizë nuk janë reale
Profesori universitar Abdylmenaf Bexheti, thotë se për momentin biznesi në Maqedoni ballafaqohet me masa, gjoba dhe politika fiskale shtypëse nga ana e Qeverisë, të papara deri më tani. Duke folur për masat e reja anti-krizë të Qeverisë, Bexheti shprehet se ato nuk janë reale. Sipas tij, Qeveria ende pa treguar rezultatet e masave nga tre pakot e kaluara po ndërmerr masa të cilat nuk do të përmirësojnë pasqyrën katastrofike që reflekton ekonomia e vendit.
“Ne sektorin real ka krizë substanciale. Po t’i referoheni biznesit real, t’i pyetni një kompani apo bizneset e vogla familjare ata ndjejnë vetëm një represion gjithnjë më të ashpër të Qeverisë përmes gjobave dhe sistemit të represionit fiskal të paparë për këto 20 vite. Mund të thuhet se ka një imagjinatë të zhvilluar për të vazhduar stilin e promovimit të dështimeve, sepse ndonjëherë edhe auto golat ju mund t’i shndërroni në gola, por në rezultatin përfundimtar ata janë tuat, janë humbës”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, ekspert ekonomik.
Duke i cilësuar masat anti-krizë të Qeverisë si administrative, drejtori i Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, thotë se nga 14 masa të propozuara, ekzekutivi ka pranuar vetëm dy.
“Këta masa për mendimin tim, janë kryesisht administrative, nuk janë ngitëse. Ne si odë ekonomike këta masa i kemi propozuar që para dy muajve dhe nuk i quajtëm masa anti-krizë”, theksoi Blerim Zllatku, drejtor i OEMVP-së.
Në paketën e katërt anti-krizë të Qeverisë, bëhen ndryshime në procedurat e pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar, marrjen e subvencioneve bujqësore, ndryshimin e ligjit për planifikim hapësinor si dhe ndryshimin e planit urbanistik të korridorit 8 në pjesën e shitjes së tokës ndërtimore me çmim për 30 % më të lirë. Tre pakot e mëparshme kishin të bënin me rishikimin e buxhetit, me mbështetjen kreditore të kompanive si dhe me lehtësimet tatimore dhe doganore për ndërmarrjet.
Nevzat Mamuti
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin