- Reagime të Gjermanisë, Suedisë, BE-së dhe Rusisë për fitoren e Nikoliqit
- Thaçi: 'Ali Ahmeti, dëshmitar i mbrojtur'
- Nikoliq president i ri i Serbisë, Tadiq i uron fitoren
- PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme. RDK-ja pyet BDI-në: ‘Me popullin apo me Gruevskin'
- Askush në Chicago nuk komenton Gruevskin
- Gruevski: 'Ivanov nuk është dashur të shkojë në Çikago'
- Jankullovska: 'Terrorizmi rrezik real'
- Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
- ‘SOLE’, vendi ku gërshetohet politika, arti e kultura
- RDK: 'BDI ikë nga përgjegjësia, fshihet pas ndërkombëtarëve'
Qeveria do të miratojë masa të reja antikrizë
Qeveria do të shpallë nesër paketën e katërt të masave për ndërmarrjet, për lehtësim të krizës ekonomike. Nga Dhomat Ekonomike thonë se shumica e kërkesave të tyre janë pranuar. Megjithatë, ata nuk preson rezultate spektakolare në ekonomi.
Qeveria pritet të miratojë sot rreth 20 masa të reja, në paketën e katërt të saj për lehtësimin e krizës ekonomike. Zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ministrat Zoran Stavreski dhe Fatmir Besimi, biseduan sot për paketën në fjalë, me përfaqësues të dhomave ekonomike të cilat janë edhe propozuesit e një pjese të masave.
"Ministria e Bujqësisë ka propozuar një pjesë të mirë të masave, por të gjitha këto masa më hollësisht do të prezantohen në konferencën e nesërme për shtyp. Qëllimi i takimit të sotëm ishte për të parë se kush janë reagimet e komunitetit të biznesit për atë që do ta propozojmë dhe eventualisht të bëjmë ndonjë korrigjim", deklaroi Vladimir Peshevski, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.
Biznesmenët janë të kënaqur me atë që dëgjuan në Qeveri. Ata thonë se nuk janë pranuar të gjitha kërkesat, por për shumicën e tyre qeveria tregoi interesim. Ata, sikurse dhe përfaqësuesit e Qeverisë nuk i zbuluan masat, por thanë se prej tyre nuk presin rezultate spektakolare për ekonominë.
"Këto janë masa individuale nga bujqësia, ndërtimi, turizmi dhe tregtia, në mënyrë që të ndryshohet në atë drejtim të cilin ne kërkojmë. Nga disponimi i tyre po shohim se 90 % tyre, i pranojnë ato", tha Mirçe Çekrexhi, Lidhja e dhomave ekonomike.
Kjo është pakoja e katërt e masave për zbutjen e pasojave të krizës ekonomike. Pakot e mëparshme kanë të bëjnë me rishikimin e buxhetit, me mbështetjen kreditore të kompanive si dhe me lehtësimet tatimore dhe doganore për ndërmarrjet.
Jane Dimeski
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


