Fillimi | Ekonomi | Qeveria do të miratojë masa të reja antikrizë

Qeveria do të miratojë masa të reja antikrizë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Qeveria do të shpallë nesër paketën e katërt të masave për ndërmarrjet, për lehtësim të krizës ekonomike. Nga Dhomat Ekonomike thonë se shumica e kërkesave të tyre janë pranuar. Megjithatë, ata nuk preson rezultate spektakolare në ekonomi.

Qeveria pritet të miratojë sot rreth 20 masa të reja, në paketën e katërt të saj për lehtësimin e krizës ekonomike. Zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ministrat Zoran Stavreski dhe Fatmir Besimi, biseduan sot për paketën në fjalë, me përfaqësues të dhomave ekonomike të cilat janë edhe propozuesit e një pjese të masave.
"Ministria e Bujqësisë ka propozuar një pjesë të mirë të masave, por të gjitha këto masa më hollësisht do të prezantohen në konferencën e nesërme për shtyp. Qëllimi i takimit të sotëm ishte për të parë se kush janë reagimet e komunitetit të biznesit për atë që do ta propozojmë dhe eventualisht të bëjmë ndonjë korrigjim", deklaroi Vladimir Peshevski, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.
Biznesmenët janë të kënaqur me atë që dëgjuan në Qeveri. Ata thonë se nuk janë pranuar të gjitha kërkesat, por për shumicën e tyre qeveria tregoi interesim. Ata, sikurse dhe përfaqësuesit e Qeverisë nuk i zbuluan masat, por thanë se prej tyre nuk presin rezultate spektakolare për ekonominë.
"Këto janë masa individuale nga bujqësia, ndërtimi, turizmi dhe tregtia, në mënyrë që të ndryshohet në atë drejtim të cilin ne kërkojmë. Nga disponimi i tyre po shohim se 90 % tyre, i pranojnë ato", tha Mirçe Çekrexhi, Lidhja e dhomave ekonomike.
Kjo është pakoja e katërt e masave për zbutjen e pasojave të krizës ekonomike. Pakot e mëparshme kanë të bëjnë me rishikimin e buxhetit, me mbështetjen kreditore të kompanive si dhe me lehtësimet tatimore dhe doganore për ndërmarrjet.

Jane Dimeski  

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Ekonomi
Previous
image
Kompanitë shqiptare synojnë fondet evropiane
Interesimi i kompanive shqiptare për shfrytëzimin e fondeve të kredive evropiane, të cilat shkojnë përmes Bankës Maqedonase për Përkrahje dhe Zhvillim ka shënuar rritje. Drejtori ...
image
'TVSH', propozimi i Zeqirit mbështetet nga opozita por jo edhe nga mazhoranca
Shteti kompanive vendore u ka borxh mbi 500 milion euro, ndërsa kompanitë mes veti kanë borxh mbi 2.8 miliardë euro. Kështu thotë deputeti i RDK-së, ...
image
‘VIP’, promovon telefonon SAMSUNG NEXUS GALAXY
Vetëm disa muaj nga premiera botërore, telefoni celular, “Samsung nexus galaxy”, prej sot gjendet edhe në pikat shitëse të VIP- Maqedoni. Sipas drejtuesve të kompanisë ...
image
Saraçini: 'Subvencione për zejtarët'
Ministria e Ekonomisë do të subvencionojë zejtarët në Maqedoni deri më 5000 euro. Fondet do të dedikohen për blerjen e lëndëve të para për prodhimin ...
image
‘Ilirika’ tenton të ringjallë bursën e Maqedonisë
Me qëllim të gjallërimit të bursës së Maqedonisë, fondi investues ‘Ilirika’ do të mundohet të nxisë interesin e aksionarëve më të vegjël nëpër kompani të ...
image
‘Makeptroll’, naftë me cilësi të lartë
Niveli i cilësisë së derivateve të naftës në Maqedoni është i njëjtë me kualitetin e derivateve në Evropë. Kështu thonë ekspertë të ndryshëm evropian për ...
image
Ulet dizeli, rritet benzina
Prej sonte në mesnatë, çmimi i dizelit do të zvogëlohet për dy denarë, kurse i benzinës EuroSuper BS-98 rritet për 0.5 denarë. Me shtrenjtimin e ...
image
Ekipi qeveritar në Turqi i prezanton mundësitë për investim në Maqedoni
Ekipi qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë mundësitë për investim në Maqedoni para biznesmenëve turq në Kajseri dhe në Konja.Janë ...
image
Ivanov takon princin e Kentit
Presidenti, Gjorgje Ivanov priti sot princin e Kentit, Majkëll dhe delegacionin e biznesmenëve. Me këtë rast, Ivanov promovoi potencialet e Maqedonisë, kurse theks të posaçëm ...
image
Bllokohet tenderi për ‘Çebren’ dhe ‘Galishte’
Tenderi për ndërtimin e hidrocentraleve "Çebren" dhe "Galishte" përsëri u bllokua. Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme i shqyrtoi ofertat, por vendosi që të kërkojë informata ...
image
Maqedoni, shtohet harxhimi i energjisë elektrike
Maqedonia vitin e kaluar ka shpenzuar 6 mijë gigavat energji elektrike, ose 498 gigavat më tepër se sa në vitin 2010. Drejtori i përgjithshëm i ...
image
Intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me Serbinë
Bashkëpunimi rajonal është mënyra më e mirë për t’ia dalë krizës globale ekonomike. Kështu theksuan pas takimit të tyre në Shkup, ministrat e Ekonomisë të ...
image
Nuk ka ulje çmimesh të karburanteve
Rritje e re e çmimeve të derivateve të naftës po i pret qytetarët e Maqedonisë. Për shkak të ngjarjeve në Iran, çmimet e naftës në ...
image
Ngrohtorja Shkup-Veri, nuk i ngrohi por i ‘dogji’ qytetarët
Ngrohtorja Shkup Veri i dogji  konsumatorët e komunave Çair dhe Butel, jo me kaloriferë të nxehtë por me fatura të larta për muajin dhjetor. Pikërisht ...
image
Qeveria i shpall luftë ekonomisë informale
Institucionet shtetërore në gjah të kompanive të cilat nuk paguajnë tatime dhe që nuk kanë të paraqitur punëtorët e tyre në Agjencinë për punësim. Kjo ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com